E-Diaspora
Liga Shqiptare në Austri përmbyllet me aktivitete sportive-kulturore
Klubi futbollistik “FC Timi” është shpallur kampion për vitin 2017, ndërsa titullin nën kampion 2017 e ka fituar ekipi “Deçani
Ka përfunduar kampionati i tetë i Ligës Shqiptare në Austri. Klubi futbollistik “FC Timi” është shpallur kampion për vitin 2017, ndërsa titullin nën kampion 2017 e ka fituar ekipi “Deçani”. Të dy këto ekipe ishin fituese me meritë pasi që gjatë të gjitha ndeshjeve kampionale treguan shumë cilësi në fushën e futbollit.
Pas përmbylljes së garave të këtij kampionati, në ceremoninë e organizuar për këtë qëllim, sportistë dhe aktivistë u nderuan dhe u dekoruan sipas vendimit dhe përzgjedhjes që kishte bërë kryesia, në mbledhjen e fundit, duke krahasuar meritat e tyre për këtë vit.
“Pos ekipeve që fituan tri vendet e para dhe që, përpos kupave që morën, ku lojtarët e tyre u nderuan edhe me medalje veç e veç, fituesit tjerë, sipas vendimit të kryesisë, janë ekipet, “Usaj” për “Fair play”, “Palestina” për pjesëmarrje si ekip mysafir, “Afrim Zhitia” për angazhim gjatë shumë viteve në Ligën Shqiptare, ekipi “Besa” si ekip i ri në ligë, dhe ekipi “Krenaria” si ekip veteran dhe besnik i ligës, të themeluar që nga viti 2013”, thuhet në njoftim, përcjell “albinfo.ch”.
Si në çdo përmbyllje të kampionateve të futbollit, që tashmë tradicionalisht përmbyllen në mënyrë të organizuar me këngë e valle dhe në një ambient të përshtatshëm për komunitetin tonë, edhe këtë vit vazhduan bashkëpunimet për një organizim sportiv dhe kulturor.
“Këtë vit ishte ftuar shoqata „12 Qershori“, që tashmë ka vite që kënaq zemrat e pjesëmarrësve në organizimet tona, të udhëhequr nga Rolanda Limani. Pos valleve në fushën e madhe sportive, nuk munguan as këngë folklorike, ku posaçërisht zëri i njomë i Albanit dhe çiftelia e tij tingëllojnë freskët dhe dëgjohen me shumë kënaqësi në mesin e bashkëkombësve tanë. Janë pikërisht këto shpresat e reja të kombit tonë, për të cilat Liga Shqiptare e Futbollit në Austri japë maksimumin, që të kenë një të ardhme të lidhur ngushtë me prejardhjen, doket, zakonet dhe kulturën tonë, që të bashkuar të kontribuojmë në gërshetimin dhe kultivimin e këtyre vlerave” potencohet në njoftim.
Në fund të njoftimit thuhet se në muajin nëntor do të organizohen garat e kupës, të cilat parashihen të janë edhe aktiviteti i fundit për vitin 2017
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










