Kosova
Lidhur me terminet për viza pune, Ambasada Gjermane jep sqarim
Ambasada Gjermane tregon se arsyeja e bllokimit të faqës ishte kërkesa shumë e madhe, përcjell albinfo.ch.
Më 7 tetor 2021, sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor për muajin nëntor, për termine, kërkesat kanë qenë shumë të mëdha. Ambasada shpjegon se terminet për muajin nëntor janë rezervuar brenda vetëm pak minutave dhe lista e pritjes për termine është dashur të mbyllet sërish.
“Për shkak të kërkesës së madhe, kontingjenti për muajin nëntor është plotësuar. Sistemi i rezervimit të termineve i nënshtrohet standardeve të larta të sigurisë dhe administrohet në mënyrë të centralizuar në Gjermani. Megjithatë, kapacitetet tejet të larta të sistemit të termineve që janë në dispozicion në mbarë botën nga Ministria e Jashtme Federale në Berlin, pengesat afatshkurtra në sistem në raste të qasjeve të shumta në të njëjtën kohë, fatkeqësisht jo gjithherë mund të mënjanohen”, thuhet në komunikatën e ambasadës.
Sipas saj, lista e pritjes për termine për dhjetor do të hapet në fillim të nëntorit. “Koha e saktë e hapjes së ardhshme do të bëhet e ditur paraprakisht në faqën tonë të internetit: www.pristina.diplo.de”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













