Lajme
Lidhjet e al-Qaedas qonin edhe në Kosovë
Abdelakim El-K ka qenë duke jetuar ilegalisht në Gjermani nga nëntori i vitit 2010 dhe ka pasur lidhje në Austri, Marok, Kosovë dhe Iran
Siç bëjnë të ditur mediet gjermane, njëri nga të dyshimtit e grupit të al-Qaedas, që u arrestuan në Gjermani, është urdhëruar nga një përfaqësues i rëndësishëm i këtij grupi për të kryer sulme në Gjermani, ndërsa lidhjet e tij çojnë edhe në Kosovë, kanë njoftuar prokurorët gjermanë të çështjes.
Gazeta Bild shkruan se , zëvendësi i Prokurorit Federal, Rainer Grisbaum ka deklaruar se i dyshimti 29-vjeçar, Abdelakim El-K, ishte urdhëruar nga një pjesëtar i rëndësishëm i Al Qaidas në vitin 2010 që të kryej sulme në Gjermani.
Grisbaum ka thënë se i dyshimti po përgatiste eksplozive për sulmin, por ende nuk kishte zgjedhur një cak.
Udhëheqësi i Policisë Federale gjermane, Joerg Zierck ka thënë se Abdelakim El-K ka qenë duke jetuar ilegalisht në Gjermani nga nëntori i vitit 2010 dhe se ka pasur lidhje në Austri, Marok, Kosovë dhe Iran.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










