Lajme
Lidershipi kosovar i kënaqur me KE-në
Presidentja Jahjaga tha se marrëveshja e Stabilizim-Asociimit paraqet hapin e parë të madh të Kosovës në rrugën e anëtarësimit dhe integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Publikimi i Studimit të Fizibilitetit nga Komisioni Evropian është pritur me entuziazëm nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, të cilët janë shprehur të gatshëm që t’i përmbushin në afta sa më të shpejt të gjitha kriteret e identifikuara nga Brukseli. Madje menjëherë pas publikimit të raportit, është thënë se brenda katër muajve Kosova do të jetë gati për të nënshkruar marrëveshjen për Stabilizim Asoccim.
Presidentja Atifete Jahjaga konsideron se Studimi i Fizibilitetit konfirmon se Kosova është e gatshme për të hapur negociatat për MSA-në, pas përmbushjes së prioriteteve afatshkurtra.
“Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit paraqet hapin e parë të madh të vendit në rrugën e anëtarësimit dhe integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, proces ky që është në një vijë me politikën e zgjerimit të BE-së dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.
Presidentja Jahjaga konsideron se vendosja e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian do të ketë ndikim të rëndësishëm në proceset demokratike dhe nxitjes së reformave të brendshme, si dhe në avancimin e zhvillimit ekonomik të vendit duke ofruar gjithashtu stabilitet për investitorët e jashtëm.
Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se e mërkura është ditë e veçantë për gjithë rajonin, e në veçanti për Kosovën, ngase siç ka thënë ai, tashmë ka filluar procesi zyrtar i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Sot, Studimi i Fizibilitetit i ka dhënë dritë të gjelbër fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Progresi i arritur politik, ekonomik dhe institucional gjatë viteve të kaluara është evidentuar pa asnjë përjashtim në të gjitha fushat e Studimit të Fizibilitetit”, ka thënë Thaçi.
Komisioni Evropian ka identifikuar katër çështje ku institucionet kosovare duhet të fokusohen gjatë periudhës së ardhshme, për të nisë negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, sundimi i ligjit, administrata publike, mbrojtja e minoriteteve dhe kapacitetet tregtare.
“Unë do të thosha madje se disa prej tyre janë të përmbushura dhe kemi edhe vlerësimin e Studimit të Fizbilitetit, në veçanti sa i përket funksionimit demokratik të institucioneve dhe respektimit të rendit dhe ligjit, që vlerësohet si një proces i konsoliduar në Republikën e Kosovës, edhe reformat politike, reformat në legjislacion, por edhe në ekonomi”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku në një konferencë për media tha se janë dy palë kriteresh, ato afatshkurta, të cilat ne duhet t’i përmbushim në mënyrë që edhe zyrtarisht të fillojë negocimi i MSA-së. “Janë kritere të arritshme dhe shumë të matshme, të cilat ne mund t’i përmbushim brenda fare pak muajsh, për tre katër muaj të gjitha këto kritere mund të realizohen”, tha Çitaku.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë










