Shqipëria
“Vend i pabesë që strehon tradhtarët iranianë”, shprehet Irani për Shqipërinë
Irani sulmoi bazat amerikane në Irbil dhe Al Asad, në perëndim të Bagdadit, në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani. Ndërkohë, lideri suprem iranian, Ajatollahu Ali Khamenei, deklaroi se sulmi ishte një “shuplakë në fytyrë” për Shtetet e Bashkuara dhe bëri thirrje që t’i jepet fund pranisë amerikane në Lindjen e Mesme.
Por, në mesazhin e tij Ajatollahu Ali Khamenei tha se Republika Islamike e Iranit duhet të njihte armiqtë e saj, duke lënë të nënkuptohej se mes tyre është dhe Shqipëria.
“Në një vend evropian, në një vend shumë të vogël evropian, por shumë i pabesë, ka disa elementë amerikanë me disa tradhtarë iranianë. Ata u bën bashkë për të komplotuar kundër Republikës Islamike. Komploti ishte tri ditë pas rritjes së çmimit të karburantit. Njerëzit ishin të pakënaqur për shkak të çmimit të karburantit. Disa njerëz dolën në protestë. Sapo ata dolën për të protestuar, këta agjentë të tradhtuar të armikut filluan të zbatojnë planin e tyre, të sabotojnë, të vrasin, të shkatërrojnë qeveritë dhe institucionet dhe të fillojnë luftë. Ky ishte plani i tyre kryesor”, tha lideri suprem i Iranit gjatë fjalimit të tij.
Kujtojmë se në Shqipëri ndodhet një kamp, ku janë strehuar rreth 3000 pjesëtarë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), të cilët janë konsideruar edhe opozita në mërgim e Iranit. Ata janë pranuar nga shteti shqiptar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan opinion.al, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq më 20 dhjetor 2019 shteti shqiptar dëboi ambasadorin e Iranit, Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat të kësaj ambasade për cenim të sigurisë kombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri














