CH-Ballkani
Liderët që vdiqën si karizmatik, në mes tyre edhe Rugova
Të tjerë që u konsideruan karizmatik janë udhëheqësi palestinez Jaser Arafat, dhe ish-presidenti kosovar Ibrahim Rugova
Universiteti i “Shkollës Queensland për Psikologji”, përkatësisht Dr. Niklas Steffens me kolegët e tij, kanë kryer dy studime të cilat studiojnë nocionet e karizmit, shkruan “phys.org”.
“Një nga këto studime kishte shikuar sesi 48 krerë shtetesh kishin vdekur në detyrë nga viti 2000 deri më 2013, dhe si zakonisht ata janë të referuar si karizmatik”, tha Dr. Steffens, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi analizuar pothuajse 2.5 milionë artikuj me referenca të këtyre liderëve, duke përfshirë artikuj, para dhe pas vdekjes së tyre. Ajo që kemi gjetur ishte se, në të gjithë këta 48 liderë, mesatarisht ishin dy herë më shumë gjasa të jenë të lidhur me karizmin pas vdekjes. Paradoksi është se vdekshmëria është bazë për një formë të veçantë të pavdekësisë”, ka shtuar ai.
Një figurë që ishte paraqitur dukshëm në analizën e studimit, ishte Papa Gjon Pali II, i cili ishte pothuajse katër herë më shpesh i lidhur me karizmin e tij pas vdekjes, sesa kur ishte gjallë.
Të tjerë që u konsideruan karizmatik janë udhëheqësi palestinez Jaser Arafat, dhe ish-presidenti kosovar Ibrahim Rugova, si dhe kreu i Venezuelës, Hugo Chavez.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












