Lajme
Liderët e shteteve të pasura zotohen të shpërndajnë vaksina për vendet e varfra
Liderët e ekonomive më të fuqishme në botë, gjatë samitit virtual diskutuan për mënyrën se si do të shpërndahen vaksinat anti-COVID, ilaçet apo si do të kryhen testet në gjithë botën, në mënyrë që edhe vendet e varfra të mos lihen mënjanë, por të ndihmohen për t’u rimëkëmbur nga pandemia.
Udhëheqësit e G20-s shprehën shqetësimin se pandemia do të thellojë përçarjen mes shteteve të varfra dhe atyre të pasura, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Ndërsa ne vazhdojmë të luftojmë virusin dhe mirëpresim lajmet e fundit që vijnë nga kërkimi i vaksinës, duhet gjithashtu të shohim përpara për të ardhmen e brezave të rinj. duhet të rrisim bashkëpunimin tonë me institucionet shumëpalëshe. Unë jam i bindur se përpjekjet tona të përbashkëta së shpejti do të na sjellin në një pikë kthese në luftën tonë kundër coronavirusit”, tha Giuseppe Conte, kryeministër i Italisë.
Kancelarja Merkel bëri po ashtu thirrje për koordinim sidomos sa i përket vaksinës.
“Në mënyrë që të ndalet pandemia, çdo vend duhet të ketë akses dhe të jetë në gjendje të sigurojë vaksinën. Fondet e premtuara deri më tani nuk janë ende të mjaftueshme për të arritur këtë. Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve që të mbështesni këtë iniciativë të rëndësishme”, u shpreh kancelarja gjermane.
Shpërndarja dhe aksesi në vaksina ishte po ashtu kryefjala e presidentit francez, Emmanuel Macron
“Ka një betejë tjetër për të cilën ne duhet të jemi të përgatitur. Dhe kjo është gatishmëria për ta bërë vaksinën të disponueshme në arenën ndërkombëtare.
A do të jemi të përgatitur kur vaksina e parë të dalë në treg, që të jetë në dispozicion për të gjithë, shmangia e një skenari të dy botëve, ku vetëm të pasurit kanë qasje në të dhe janë në gjendje të mbrojnë veten dhe të kthehen në jetën e tyre normale? Është koha të transformojmë konceptin e ‘të mirës së përbashkët të njerëzimit’ në një realitet praktik”, tha Macron.
Gjatë fjalës së tij presidenti rus, Vladimir Putin ofroi të sigurojë vaksinën e coronavirusit Sputnik V të Rusisë në vendet e tjera dhe tha se Moska po përgatiste gjithashtu edhe dy vaksina të tjera anti-COVID.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











