Lajme
Liderët e rajonit reagojnë pas aksidentit të autobusit kosovar në Kroaci

Rreth orës gjashtë të mëngjesit të sotëm, një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë, me targa të Kosovës, ka dalë jashtë rrugës në Slavonski Brod të Kroacisë, duke shkaktuar vdekje e dhjetë personave.
Lidhur me këtë kanë reaguar liderët e shtetit të Kosovës, por edhe ata rajonit.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ky është lajm tragjik e i rëndë sot për vendin tonë.
“Nga kontakti me Ambasadën e Kosovës në Zagreb dhe me autoritetet kroate, jam njoftuar se nga një aksident komunikacioni që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, kanë humbur jetën tragjikisht dhjetë udhëtarë e shumë të tjerë janë lënduar. Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se ende nuk kanë konfirmime zyrtare për detajet e aksidentit.
“Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur lutjet që të ketë sa më pak viktima.
“Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Slavonski Brod në Kroaci! Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë, i mbushur me bashkatdhetarë.
Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë”, ka shkruar Konjufca.
Lidhur me aksidentin tragjik ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama në Twitter ka thënë se kjo ngjarje është pikëlluese.
“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”, ka shkruar Rama.
Ndërsa, presidenti shqiptar, Ilir Meta, me anë të një shkrimi në Facebook thotë se ndanë dhembjen me familjet e viktimave.
“Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci. Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë. Falënderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit”, ka shkruar Meta.
Po ashtu, ishte kryeministri kroat ai që reagoi ndër të parët lidhur me aksidentin.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, përmes rrjeteve sociale ka pohuar se me trishtim ka marrë lajmin e kobshëm.
“Me trishtim të madh morëm lajmin për daljen e një autobusi jashtë rrugës afër Slavonski Brod, në të cilin humbën jetën dhjetë persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe me autoritetet, popullin e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet dhe simpatinë tonë të thellë. Shpresojmë që pasagjerët e plagosur të shërohen”, shkroi Plenkoviq në Twitter.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se nga komunikimi me autoritetet kroate dhe nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 11:30, si pasojë e një aksidenti tragjik në trafik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë kanë humbur jetën 10 persona, bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda, shkruan Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre “Kori Lulëkuqet Bern” fton gratë shqiptare nga Zvicra...
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?