Kosova
Liderët e NATO-s zotohen për 5% shpenzime të mbrojtjes deri më 2035
Mediat botërore shkruajnë se udhëheqësit e NATO-s janë zotuar të investojnë 5 për qind të Bruto Produktit të Brendshëm çdo vit në shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035 “për të siguruar që detyrimet individuale dhe kolektive” të përmbushen, sipas tekstit përfundimtar të deklaratës së samitit të Hagës të miratuar në takimin e së mërkurës, përcjell albinfo.ch.
Deklarata thotë se anëtarët do të paraqesin “plane vjetore” që vërtetojnë “një rrugë të besueshme dhe graduale për të arritur këtë qëllim”. Në vitin 2029 do të bëhet një shqyrtim më gjithëpërfshirës i progresit.
Deklarata me pesë pika përfshin gjithashtu “angazhimin e palëkundur të 32 vendeve për mbrojtjen kolektive, siç përcaktohet në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve”.
Dokumenti përfshin po ashtu një rresht që premton mbështetje të mëtejshme për Ukrainën dhe thekson se “siguria e saj kontribuon në tonën”, por nuk dënon drejtpërdrejt Rusinë.
Megjithatë, ai përfshin një rresht të veçantë mbi “kërcënimin afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










