Lajme
Liderët e BE-së të enjten diskutojnë mbi vaksinat për Ballkanin Perëndimor
Furnizimi me vaksina për Ballkanin Perëndimor do të jetë një nga temat e diskutimit të liderëve të BE në takimin më 21 janar, u njoftua sonte në Bruksel.
“Ne duhet të flasim për bashkëpunimin me vendet e treta në lidhje me vaksinat që duhet të trajtohen si një e mirë publike globale. Ne do të shohim se si mund t’i ndihmojmë partnerët tanë fqinjë dhe më gjerë “, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Në një letër ftesë drejtuar udhëheqësve të vendeve anëtare të BE, në prag të konferencës video të planifikuar për të enjten në 18:00, Charles Michel shprehet se fushata e vaksinimit brenda BE do të diskutohet gjithashtu në takim.
“Përshpejtimi i vaksinimit në të gjithë BE është përparësia jonë absolute”, tha ai.
Michel po ashtu njoftoi se do të ketë bisedime mbi certifikatat e vaksinimit.
“Ne do të diskutojmë për përshtatshmërinë e një qasjeje të përbashkët për certifikimin, si dhe, nëse është e nevojshme, rrethanat nën të cilat mund të përdoren certifikata të tilla”, tha ai, transmeton Kosovapress, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti i Këshillit Evropian vlerëson se situata aktuale me infeksionin COVID-19 në Evropë kërkon vëmendjen më të madhe.
Ai bën thirrje për testime dhe monitorime të gjera të kontakteve, përveç fillimit të vaksinimit, por edhe për lëvizjet ndërkufitare brenda BE-së.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









