Kosova
Liderët e BE-së, thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit
Mësohet se liderët e Bashkimit Evropian, pas samitit të mbajtur të enjten, u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se liderët evropianë kanë mirëpritur marrëveshjen, gjersa kërkojnë që e njëjta të zbatohet me lehtësi dhe në mirëbesim.
“Këshilli Evropian mirëpret Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin e zbatimit, të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë, si dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me lehtësi dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në konkluzat e dala nga samiti.
Ndryshe, para fillimit të samitit, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se çdo përpjekje për ta vënë në dyshim marrëveshjen e Ohrit është e kotë.
Borrell në një deklaratë për media tha se palët kanë rënë dakord, marrëveshja duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për të vënë në mëdyshje.
“Dhe më lejoni të them se çdo përpjekje për të vënë në dyshim marrëveshjen është e kotë. Marrëveshja është rënë dakord, duhet të zbatohet dhe nuk ka vend për ta vënë në mëdyshje…”, tha Borrell para nisjes së Samitit të liderëve të BE-së.
Ai tha se marrëveshja është një tërësi dhe duhet të zbatohet nga të gjitha palët.
“Është një tërësi, duhet të zbatohet nga të gjitha palët, në mënyrë tërësore dhe ne do të ndjekim me vëmendje kush zbaton e kush jo.
Unë do t’i këshilloja që të mos targetojnë askënd, por të bëjnë punën e tyre”, është shprehur shefi i Politikës së Jashtme të BE-së.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











