Lajme
Licencohet partia e Fuad Ramiqit (LISBA)
Anëtarët e KQZ-së me dy të tretat e votave kanë vendosur që Lëvizja Islame Bashkohu të jetë pjesë e politikës kosovare. Reagon Kosova 2,0 dhe Ombudspersoni
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) e ka pranuar me shumicë votash Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA) që drejtohet nga politikani kontrovers Fuad Ramiqi. Kundër regjistrimit të kësaj partie kanë reaguar menjëherë Institucioni i Ombudspersonit dhe Lëvizja Kosova 2.0.
Siç raportojnë mediat në Kosovë, anëtarët e KQZ-së me dy të tretat e votave, kanë vendosur që Lëvizja Islame Bashkohu të jetë pjesë e politikës kosovare. Këtë e ka konfirmuar për JNK, Alban Krasniqi, anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ky vendim ka rrjedhur si shkak i vendimit të Zyrës për Licencimin e Subjekteve Politike pranë KQZ-së, sepse sipas tyre programi dhe statuti i Lëvizjes Islame Bashkohu është në përputhje me normat dhe ligjet e KQZ-së”, thotë Krasniqi.
Lëvizja Islamike Bashkohu ka aplikuar më 1 shkurt të këtij viti në Komisionin Qendror Zgjedhor që të regjistrohet si subjekt politik me të drejtë gare në zgjedhje parlamentare. Kjo lëvizje kishte aplikuar me akronimin LISBA që mbledh disa nga shkronjat e para të emrit të saj.
Kundër regjistrimit të kësaj partie është deklaruar kryeredaktorja e revistës Kosova 2.0, Besa Luci. Kjo e fundit, në dhjetor të vitit të kaluar ka qenë preh e sulmeve vandale nga aktivistët e kësaj lëvizje, duke ndërprerë dhunshëm promovimin e në edicioni të revistës Kosova 2.0, kushtuar seksit të të njëjtës gjini.
“Retorika dhe veprimet e tyre bien ndesh me kushtetutën e vendit, e cila garanton lirinë e shprehjes, të drejtat e njeriut, të drejtën e asociimit, tubimit etj. Me ngjarjet e dhjetorit, dëshmuan se nuk mbështesin dhe respektojnë legjitimitetin e Kushtetutës së vendit”, tha Luci.
Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, tha se ky institucion do të analizojë bazën ligjore që ka të bëjë me regjistrimin e kësaj Lëvizjeje. “Momentalisht, nuk i kemi në dispozicion të gjitha dëshmitë dhe informatat për rastin”, tha ai.
Lëvizja “Bashkohu” e drejtuar nga Fund Ramiqi, u bë e njohur për organizimin e
protestave masive gjatë verës së 2011, duke kërkuar ndërtimin e një xhamie të madhe përballë katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, si dhe duke kërkuar futjen e edukatës fetare në shkollat publike dhe zyrtarizimin e mbulesave nëpër institucione.
Fuad Ramiqi ka qenë ish-eprorë në Ushtrinë-Jugosllave, ndërsa më është dalluar si oficer i lartë në luftës e Bosnjës në Armatën Boshnjake. Pas luftës në Bosnje, ai ka ardhur edhe në Kosovë si luftëtar i UÇK-së.
Dy vjet më parë ai u zu nga forcat izraelite në një anije turke, duke dërguar mallra dhe ushqime për popullin palestinez të Gazas. Ramiqi pas luftës ka qenë i angazhuar edhe në politikë, njëherë në Partinë e Dritësisë e më pas edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










