Lajme
Librat më të bukur që të kujtojnë situatën aktuale globale
Këta libra në përmbajtjen e tyre kanë shpresën e humorin, e për këto dy gjëra kemi nevojë tash më shumë se kurrë, duke u bazuar në atë që kemi kaluar muajt e fundit
Tani që karantina po vazhdon, librat mund të zënë vend në tavolinën ku pimë kafe jashtë, kur jemi në autobus, tren e po ashtu edhe në plazh. Duke u bazuar në thënien “Libri është ushqim për shpirtin”, ekzistojnë disa libra, të cilët mund të jenë edhe më shumë se ushqim për shpirtin tonë, pasi që janë vlerësuar shumë lartë botërisht, për shkak të temave që trajtojnë.
Këta libra në përmbajtjen e tyre kanë shpresën e humorin, e për këto dy elemente kemi nevojë tash më shumë se kurrë, duke u bazuar në atë që kemi kaluar muajt e fundit.
Disa nga librat paraqesin situata e ngjarje të ngjashme, të cilat i kemi kapërcyer.
“Dekameroni”
Kjo është vepra më e njohur e Xhovani Bokaços. Libri ka për subjekt temën e murtajës së madhe që ra në Firencë në vitin 1348, e cila shkaktoi viktima të shumta. Dekameroni ka dhjetë protagonistë, shtatë vajza e tre djem, që për t’i shpëtuar murtajës, largohen nga Firenca dhe vendosen në një pronë larg qytetit, ku asgjë nuk ua kujton murtajën. Të dhjetë protagonistët do të qëndrojnë së bashku për dy javë, ku ata vetorganizohen, ndajnë punët, rolet e tregojnë histori e përralla, kësisoj zhvillojnë jetën e tyre pa e menduar “të keqen”.
“Dashuri në kohërat e kolerës”
Është romani i famshëm i autorit kolumbian Gabriel Garcia Marquez, mbi dashurinë rinore, dashurinë bashkëshortore, romantike, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë. E një roman i tillë nuk do ishte mirë t’iu mungojë në raft.
“Informacione nga bodrumi im”
Ky është libri i autores e komedianes amerikane Sara Benincasa. Libri paraqet autobiografinë e autores rreth çrregullimeve të saj. Në libër paraqitet përballja e saj me agorafobinë, depresionin, çrregullimin e ngrënies dhe çrregullime paniku. Përkundër problemeve në jetës e saj, ajo gjen komedinë për t’u ngritur në këmbë. Mesazhi i saj përcillet me stil humoristik e shpresë se përkundër sëmundjeve me të cilat përballemi, qofshin ato mendore apo fizike, prapë mund të gjejmë mënyra për të lulëzuar.
“Stacioni Njëmbëdhjetë”
Çfarë ndodh pasi një pandemi shkatërron popullsinë dhe riformulon civilizimin ndryshe siç e njohim ne? Kanë kaluar dy dekada që kur një grip ndryshoi botën, dhe për Kirsten dhe grupin e saj të udhëtimit, mbijetesa nënkupton mbajtjen gjallë të arteve në këtë botë të re, të trishtueshme.
Siç përshkruhet në përmbledhjen rreth librit, në New York Times, “Stacioni njëmbëdhjetë ofron rehati dhe shpresë për ata që besojnë, ose duan të besojnë që përkundër gjithçkaje, njerëzit do të mbeten të mirë në zemër, dhe kur ata të fillojnë të ndërtojnë një botë të re, ata do të duan prapë ta kthejnë të vjetrën”. Kjo vepër e novelistes kanadeze Emily St. John Mandel tregon shpresën për t’u fokusuar në pjesët e mira, pozitive edhe nëpër situatat ekstreme e të papritura.
Këta libra të përmendur, janë vetëm disa nga një numër i madh i atyre që trajtojnë tema të cilat janë të ngjashme me ngjarjen e fundit, atë të pandemisë ‘koronavirus’ e cila preku pothuajse të gjithë globin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
















