Lajme
Libisë po i rikthehet Gaddafi i Ri?
Seif Al-Islam, djali i udhëheqësit të vrarë Muamer Gaddafi, dëshiron të “rivendosë unitetin e humbur” të Libisë, pas një dekade në kaos të vendit.
Gjithashtu Gaddafi nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit për presidencë.
Ai foli në një intervistë të rrallë, për të përditshmen amerikane “New York Times”, në një vilë të pasur dykatëshe brenda një kompleksi të mbyllur në Zintan, në perëndim të Libisë.
Misteri e kishte rrethuar për vite me rradhë, Gaddafi-n dhe vendodhjen e tij të saktë. Seif Gaddafi është në kërkim për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).
49-vjeçari, i cili para vitit 2011 ishte parë si pasardhësi i supozuar i babait të tij, tha se politikanët gjatë kësaj dekade nuk i kanë sjellë libianëve “asgjë tjetër veçse mjerimit”.
“Është koha për një kthim në të kaluarën. Vendi është në gjunjë. Nuk ka para, asnjë siguri. Nuk ka jetë këtu”, tha Seif Al-Islam në paraqitjen e tij të parë pas shumë vitesh.
Familja Gaddafi
Pas katër dekadash në pushtet, Muammer Gaddafi dhe të afërmit e tij u bënë objekt i një kryengritjeje popullore në 2011.
Tre nga shtatë djemtë e diktatorit u vranë, por fati i Seif Al-Islam nuk dihej.
Ai u kap nga një milicia libiane në nëntor të vitit 2011, ditë pasi babai i tij u vra.
Katër vjet më vonë, një gjykatë e Tripoli-t e dënoi atë në mungesë me vdekje për krimet e kryera gjatë revoltës.
ICC-ja ka kërkuar vazhdimisht që ai të dorëzohet për gjykim.
Deri para kësaj interviste, Seif Al-Islam nuk ishte parë apo dëgjuar që nga qershori i vitit 2014. Asokohe Gaddafi u shfaq përmes një komunikimi me video gjatë gjykimit të tij nga gjykata e Tripolit.
Libia
Seif Al-Islam tha në intervistë se ai ishte një njeri i lirë që po organizonte një kthim politik dhe se ish-rrëmbyesit e tij “tani janë miqtë e tij”.
Ai i tha gazetës se milicitë përfundimisht kuptuan se ai mund të ishte një aleat i fuqishëm.
Vitet e fundit, Libia është ndarë midis dy administratave rivale të mbështetura nga forcat e huaja dhe milicitë e panumërta.
Në tetor, pasi forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) me qendër në Tripoli shpartalluan ato të fuqisë ushtarake lindore “Khalifa Haftar”, të dyja kampet ranë dakord për një armëpushim në Gjenevë.
Që prej asaj kohe, situata e sigurisë është përmirësuar dalëngadalë.
Në muajin mars u dakordësua për një qeveri të përkohshme dhe zgjedhjet e përgjithshme pritet të mbahen më 24 dhjetor.
Çdo kthim i mundshëm nga Seif Al-Islam në politikën libiane do të përballej me pengesa, duke përfshirë dënimin e tij nga gjykata e Tripolit dhe urdhrin e ICC-së për arrestimin e tij.
Deklarata
“Por djali i arsimuar në Britani, i Muamer Gaddafi duket i paepur”, sipas New York Times.
Seif Al-Islam tha “ai ishte i bindur se këto çështje ligjore mund të negocioheshin nëse shumica e popullit libian e zgjidhte atë si udhëheqës të tyre”.
Gazeta e citoi atë të thoshte: “Unë kam qenë larg popullit libian për 10 vjet. Duhet të kthehesh ngadalë, ngadalë. Si një striptiste. Duhet të luani pak me mendjen e tyre”.
I pyetur nëse ishte e çuditshme të kërkosh strehim në shtëpitë libiane kur ishte në arrati në 2011, ai ishte po aq enigmatik sa disa nga opinionet e shprehura në “Librin e Gjelbër” të babait të tij të ndjerë.
“Ne jemi si peshqit, dhe populli libian është si një det për ne”, u përgjigj Seif Al-Islam.
Sipas tij, “pa to, ne vdesim”.
Gaddafi shtoi se “aty marrin mbështetje, aty fshihen, aty luftojnë”.
“Populli libian është oqeani ynë”, tha ai në përmbyllje të deklaratës së tij për Times.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ Sopranoja Marigona Qerkezi rikthehet në skenën e “Deutsche Oper am Rhein” me operën “Nabucco”... -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












