Kosova
Liberalizimi i vizave shton rrezikun e largimit të stafit shëndetësor nga Kosova
Heqja e regjimit të vizave për Kosovën ka rritur frikën se vendi mund të mbetet pa staf shëndetësor. Kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se me patjetër kjo do të rrisë numrin e mjekëve që largohen, përcjell albinfo.ch.
Ai thekson se efektet e kësaj ikje të mjekëve do të ndihen brenda një periudhe pesëvjeçare. “Gjithsesi ky proces i liberalizimit të vizave është i mirëseardhur për të gjithë qytetarët. Ndoshta do të ndikojë edhe të rritet numri i mjekëve që largohen, pasi lehtëson kontaktin e drejtpërdrejtë me menaxherët, me autoritetet që janë për punësim apo sistematizim të tyre. Qoftë edhe për shumë aktivitete të tjera të ndërlidhëse me procedurën e dhënies së lejes së punës, duke përfshirë edhe çështjen e gjuhës gjermane apo shteteve ku largohen”, tha Sejdiu për “KosovaPress”, përcjell albinfo.ch.
E përpos mjekëve edhe infemierët mund të largohen nga Kosova. Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Përparim Berisha po ashtu u shpreh se heqja e vizave, do të krijojë lehtësira të mëdha. Shtoi se aktualisht ka mungesë të infermierëve, por kjo do të jetë edhe më e theksuar në të ardhmen.
“Unë mendoj se kjo është një hapësirë shumë e madhe për infermierët të cilët do të kenë mundësi që direkt të shkojnë dhe të kontaktojnë me punëdhënësit gjermanë, edhe pse deri tash kanë shkuar përmes agjencive të ndryshime. Sigurisht që procedura ka qenë më e gjatë. Ka mungesë të madhe të infermierëve, po flas gjithmonë për QKUK, ku është si qendër e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, ku ka klinika ku 1 infermier do të kujdeset për deri në 27 pacientë. Por, me këtë ikje të infermierëve, sigurisht që mungesat do të jenë shumë më të mëdha dhe sigurisht niveli i kujdesit ndaj pacientëve do të bie për shkak të mungesës së infermierëve”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Berisha mes tjerash tha se institucionet janë duke dështuar për të parandaluar një gjë të tillë. “Sipas të dhënave që kemi ne, janë diku rreth 220 infermierë të cilët e kanë braktisur Kosovën, shto këtu faktin që mbi 2.500 janë në proces, kanë kontrata, qoftë me agjenci të ndryshme brenda Kosovës, qoftë edhe me agjenci të tjera në Gjermani. Unë besoj se çfarëdo masash që do të merren tash, qoftë nga ministria, qoftë nga qeveria, do të jetë vonë sepse këta infermierë tashmë veç kanë kontrata ”, deklaroi Berisha.
E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u shpreh se dukuria e ikjes së profesionistëve shëndetësorë edhe pa liberalizim të vizave po ndodh, por theksoi se kanë ndërmarrë masat që të parandalohet ky fenomen.
“Kjo mundësi ekziston edhe sot dorën në zemër, prandaj Qeveria ka marrë të gjitha masat të parandalojë këtë fenomen. E para tash jemi ndër vendet e para sa i përket pagave të mjekëve, specialistëve në rajon dhe e dyta, po punojmë intensivisht në përmirësimin e kushteve të punës për këta mjekë dhe pajisjeve të kohës për t’u dhënë mundësi që mjekët specialistët të kenë mundësi zhvillimi”, tha Vitia, përcjell albinfo.ch.
Vetëm në vitin 2022, ishin 205 mjekë të rinj që ikën jashtë Kosovës, derisa rreth 60 specialistë shëndetësorë e lanë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për të vazhduar të punojnë në spitalet private në vend, ku u ofruan paga shumë më të mira.
Ndërsa, rreth 630 infermierë shkuan në vendet evropiane për të punuar.
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











