Kosova
Liberalizimi i vizave për Kosovën, temë diskutimi sot
Sot grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza do të mblidhet në një takim dyditor. Në agjendë të këtij grupi do të jetë edhe Kosova, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë çështja e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë mori një tjetër kthesë të papritur në tetor, në takimin paraprak të këtij grupi pas kërkesës së Francës, mbështetur nga disa shtete të tjera, që këtë proces ta ndërlidhë me disa kërkesa të tjera.
Franca ka kërkuar që liberalizimi të kushtëzohet me vënien në funksion të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), që akoma nuk është funksional.
Përmes këtij sistemi, qytetarët e shteteve për të cilat janë liberalizuar vizat duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre para se të udhëtojnë në BE. Atëherë do të marrin konfirmimin elektronik dhe kjo do të vlejë për tre vjet.
Po ashtu, Kosovës i është kërkuar që të harmonizojë politikën e vizave me atë të Bashkimit Evropian, të rrisë kontrollin e kufijve dhe vazhdimin e riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së.
Megjithatë, Qeveria e Kosovës i ka quajtur të padrejta kushtëzimet e reja të Francës, duke thënë se vendi ynë ka plotësuar të gjitha kërkesat e kërkuara dhe nuk mund të ketë të tjera.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













