Lajme
Lëvizje e paqëndrueshme e euros ndaj dollarit
Euro u hodh për një kohë të shkurtër në nivelin më të lartë në gjashtë muaj kundrejt dollarit sot, pasi Banka Qendrore Evropiane (ECB) njoftoi rritje të mëtejshme të normave bazë të interesit për të zbutur inflacionin.
ECB rriti sot normat e interesit me 50 pikë bazë, rritja e katërt radhazi, ndonëse më pak se në dy mbledhjet e mëparshme dhe tha se do të vazhdojë të rrisë normat si pjesë e luftës kundër inflacionit të lartë.
Euro fillimisht iu përgjigj njoftimit të ECB-së, duke u rritur në 1,0737 dollarë, niveli më i lartë që nga 9 qershori, por më vonë ra në 1,0642 dollarë, duke rënë 0,38 për qind në ditë.
Funta britanike ra kundrejt monedhës amerikane pasi Banka e Anglisë ngriti normën bazë të interesit nga 3.0 në 3.5 për qind dhe sinjalizoi se rritje të mëtejshme ishin shumë të mundshme. Sipas të dhënave të fundit, funta u ul me 1.49 për qind në 1.2243 dollarë.
Krona norvegjeze gjithashtu u dobësua pasi Banka qendrore e vendit ngriti sot normën e saj bazë me 25 pikë bazë në nivelin më të lartë të 13 viteve prej 2.75 për qind dhe njoftoi se kishte “më shumë gjasa” ta rriste atë më tej në tremujorin e parë të 2023 ndërsa inflacioni mbetet shumë mbi objektivat. Dollari u forcua me 1.07 për qind kundrejt monedhës norvegjeze në 9.8570 krona.
Tendenca rënëse nuk e anashkaloi edhe frangun zviceran, i cili rrëshqiti në 1.08 dollarë, pas deklaratës së presidentit të Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB), Thomas Jordan, se është shumë herët për të shpallur “fundin” e periudhës së inflacionit të lartë.
Sot, për të tretën herë radhazi, SNB rriti normën bazë të interesit me 50 pikë bazë në 1 për qind dhe la të kuptohet për rritje të mundshme të mëtejshme./Euronews
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












