Kosova
Lëvizja Vetëvendosje, partia që u dënua më së shumti gjatë fushatës
Demokracia në Veprim ka mbajtur sot konferencën e radhës ku tregoi mbarëvajtjen e 30 ditëve të fushatës zgjedhore.
DnV ka bërë të ditur se PZAP-ja ka shqiptuar gjithsej 654 mijë e 500 gjoba për partitë politike që kanë shkelur Kodin e Etikës.
Partia që është dënuar më së shumti, është Lëvizja Vetëvendosje me 202 mijë e 500 euro gjoba, transmeton albinfo.ch.
“Gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës, deri më tani, PZAP ka nxjerrë gjithsej 222 vendime sa i përket ankesave për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore, prej të cilave 125 kanë qenë vendime aprovuese dhe 97 vendime refuzuese. Lidhur me vendimet dënuese PZAP ka shqiptuar në total 654,500 euro gjoba për subjektet politike që kanë kryer shkelje ligjore të Kodit të Etikës. Këto gjoba janë shqiptuar kryesisht për shkak të shkeljeve lidhur me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes, përdorimin e resurseve publike, vendosjen e materialit zgjedhor në hapësira publike, përdorim të fëmijëve në fushatë zgjedhore dhe pengim të gazetarëve”.
“LVV është dënuar 202 mijë e 500 euro gjobë, PDK me 143 mijë e 500 euro gjobë, LDK me 141 mijë e 600 euro gjobë, AAK-NISMA me 81 mijë e 200 euro gjobë, Koalicioni për familjen me 33 mijë euro gjobë, Lista Serbe me 21 mijë e 500 euro gjobë, PLE-Partia Liberale Egjiptiane me 3000 mijë euro gjobë, SRB Demokratija me 12 mijë euro gjobë, Partia Kosovksi SRBA me 7 mijë e 200 euro gjobë, Za Slobodno Pravnu i Opstanak- N.Rashiq me 3 mijë e 500 euro gjobë, Nova Stranka me 1 mijë 500 euro gjobë, IRDK me 1 mijë e 500 euro gjobë, Partia e Ashkalinjëve për Integrim me 1000 euro gjobë dhe Koalicioni VAKAT me 1, 500 euro gjobë”, u tha gjatë konferencës, raporton EO.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim














