Kosova
Lëvizja Vetëvendosje kundërshton tërheqjen e mjeteve nga Trusti
Edhe një herë, Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur poshtë iniciativën ligjore të opozitës për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale.
Në pyetjen se a do ta mbështesin propozimin e PDK-së për tërheqjen e 30% të Trustit, si ndihmë ekonomike ndaj qytetarëve, shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka qenë e prerë duke thënë se nuk do ta përkrahin një nismë të tillë.
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë, tha se do të diskutojnë për modalitete të tjera.
“Jo, nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë. Vetë koncepti i Trustit ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65-vjeçare, kur ata përfundojnë kontributin e tyre për fondin pensional”, tha ajo.
“Ne do të diskutojmë modalitete të tjera. Kemi pasur një pako enorme të ndihmës të rimëkëmbjes ekonomike, nga qershori i kaluar, dhe këtë vit janë shtuar, siç është rasti në mbështetjen e fëmijëve, lehonave. Ballafaqohemi me një ekonomi që është shumë fragjile. Fokusi mbetet në mbështetjen e ndërmarrjeve prodhuese”, u shpreh Kusari-Lila.
PDK-ja propozoi një pako ekonomike për ndihmë ndaj qytetarëve për përballimin e inflacionit në vend.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










