Jeta në Zvicër
Lëvizja e lirë e personave me Kroacinë: Zgjatja e periudhës kalimtare
Protokolli mbi zgjerimin e lëvizjes së lirë të personave në Kroaci, ka qenë në fuqi që nga 1 janari 2017. Gjatë fazës së tranzicionit të ndarë në disa etapa, zbatohen kushtet e veçanta për pranimin e shtetasve kroatë, që dëshirojnë të ndjekin një aktivitet fitimprurës në Zvicër, informon Albinfo.ch.
Faza e parë e kësaj etape do të përfundojë më 31 dhjetor 2018. Në mbledhjen e tij më 7 dhjetor 2018, Këshilli Federal vendosi të mbajë fazën e tranzicionit deri në fund të dhjetorit 2021.
Pas ratifikimit të Protokollit III që zgjeron Marrëveshjen Kroate të Lëvizjes së Lirë të Personave (ALCP) me BE-nê, shtetasit kroatë nuk kanê nevojê pêr viza, për të hyrë në Zvicër dhe mund tê qëndrojnê për më së shumti tre muaj.
Marrja e aktivitetit fitimprurës dhe ofrimi i shërbimeve, megjithatë i nënshtrohen dispozitave të veçanta kalimtare. Për shembull, shtetasit kroatë lejohen të angazhohen në punësim fitimprurës në Zvicêr vetëm në përputhje me parimin e prioritetit të punëtorëve në Zvicër, nën kontrollin e pagave dhe kushteve të punës dhe brenda kufijve të numrave maksimum, tê caktuar çdo vit.
Këshilli Federal tê premten votoi në favor të mbajtjes së dispozitave kalimtare të Protokollit III, deri më 31 dhjetor 2021.
Pra, ai përdor një instrument të menaxhimit të imigracionit që ka negociuar në kuadrin e zgjerimit tê lëvizjes së lirë të personave.
Popullsia e huaj me origjinë kroate, në fund të dhjetorit 2017, ishte 28,535 persona me banim tê pêrhershêm, informon Albinfo.ch. Që nga viti 2017, kuotat e lejeve të qëndrimit (leja B) të rezervuara për punëtorët me origjinë kroate, janë plotësuar têrësisht.
Në vitin 2017, kuotat e autorizimeve afatshkurtra u përdorën pêr 86 pêr qind dhe në vitin 2018 (shifrat në fund të tetorit) në 78 pêr qind. Punëtorët kroatë migrojnë kryesisht në sektorin terciar, në degë të tilla si hotele/restorante, shërbimet komerciale dhe aktivitetet e këshillimit kompjuterik.
Vendimi i Këshillit Federal kërkon një rishikim të pjesêrishëm të Urdhëresës për futjen e lëvizjes së lirë të personave, që Këshilli Federal gjithashtu e miratoi tê premten.
Ky ndryshim hyn në fuqi më 1 janar 2019. Zgjatja e periudhës kalimtare është në përputhje me vendimet e marra në vitet e fundit nga Këshilli Federal, për të rritur më tej potencialin e ofruar nga punëtorët rezidentë në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











