Bota
Lëvizja “5 Yje” do votim për koalicionin qeveritar në internet
Lëvizja 5 Yje bëri një marrëveshje për pushtetin me Partinë Demokratike të qendrës së majtë. Por anëtarët e "5-yje"ve duhet të miratojnë marrëveshjen në internet.
Drejtuesit e “Lëvizjes-5-yje” të Italisë kanë rënë dakord për një koalicion me rivalët e tyre të majtë, Partinë Demokratike të moderuar (PD), për të qëndruar në pushtet dhe për të shmangur zgjedhje të parakohshme. Por fati i marrëveshjes varet nga një votim në internet i anëtarëve të 5-Yjeve, tha kjo parti populiste të dielën.
Anëtarët e lëvizjes do të votojnë ditën e martë në platformën online të 5-Yjeve, Rousseau. Po ta miratojnë marrëveshjen, Italia duhet të ketë një kabinet të ri qeveritar brenda “së mërkurës më e vonta”, tha kryeministri Giuseppe Conte, përcjell albinfo.ch.
Mosmarrëveshje në të majtë
Conte është aleat i pavarur me Lëvizjen 5 Yje. Ai dha dorëheqjen pasi Matteo Salvini tërhoqi partinë e tij të djathtë të Ligës nga koalicioni qeveritar në gusht, dhe aktualisht po drejton një kabinet kujdestar.
Marrëveshja midis “5 yjeve” dhe PD parashikon që Conte të mbajë pozicionin si drejtues i një kabineti të ri. Sidoqoftë, po e refuzuan marrëveshjen anëtarët e partisë, Italinë e presin zgjedhje të parakohshme në nëntor.
Ditët e fundit, të dyja palët u përpoqën të kapërcejnë armiqësinë e tyre historike, por PD e kritikoi idenë e vendosjes së marrëveshjes për votim në internet dhe 5-Yjet kërcënojnë të tërhiqen nga bisedimet të premten.
Salvini akoma në epërsi
Të shtunën, themeluesi i “5 yje-ve” Beppe Grillo e miratoi publikisht marrëveshjen dhe i kërkoi PD që të shfrytëzojë mundësinë e “veçantë” për të qeverisur së bashku.
“Le të ëndërrojmë, të kemi një vizion”, tha ai në një video të postuar në blogun e tij.
Udhëheqësi i Lidhjes, Salvini paraqiti një mocion votëbesimi, në përpjekje për të imponuar zgjedhje të parakohshme dhe për të përfituar nga popullariteti i partisë së tij. Aktualisht, Lidhja e Salvini-t ka te zgjedhësit një mbështetje prej 31.2%, në krahasim me mbështetjen prej 24.2% të 5-Yjeve.
Partia PD, e drejtuar dikur nga ish-kryeministri Matteo Renzi, është e treta, me 22.3%, sipas një sondazhi të publikuar të shtunën nga Corriere della Sera.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














