Lajme
Lëvizin ambasadorët, emërohen katër të rinj
lir Deda, Ylber Hysa, Sylejman Selimi dhe Ahmet Shala mund të emërohen ambasadorë të rinj
Ministria e Jashtme i ka emrat e ambasadorëve të rinj, e po ashtu i di emrat e ambasadorëve aktual që pritet t’i lëshojnë pozitat që mbajnë.
Sipas burimeve të gazetës „Express“, Ilir Deda, Ylber Hysa, Sylejman Selimi dhe Ahmet Shala mund të emërohen ambasadorë të rinj. Avni Spahiu, Muhamet Hamiti dhe Albert Prenkaj pritet të lëvizin në vende të tjera.
Ministria e Punëve të Jashtme tashmë e ka të qartë se si do të duken ambasadat e Republikës së Kosovës në dhjetor të këtij viti, kur gjithçka të përfundojë në procesin e ridisenjimit të shërbimit diplomatik.
Ata i kanë edhe emrat e njerëzve që do të marrin detyrën e ambasadorit, e po ashtu i dinë se cilët ambasadorë do të lëvizin nga shtetet ku janë aktualisht.
Burime të Expressit kanë bërë të ditur se ditëve të ardhshme, MPJ’ja dërgon në Kryeministri propozimet e saj për ndryshime në shërbimin diplomatik. Prioritet, sipas tij, përbëjnë tri ambasadat ku aktualisht Kosova përfaqësohet me ushtrues detyre.
“Siç e dini, ne nuk kemi ambasadorë në Slloveni, Shqipëri dhe Maqedoni”,ka thënë për gazetën e Prishtinës „Express“, një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, në kushte anonimiteti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










