Futboll
Leverkusen përgatitet për festë; Xhaka, lider i “Aspirinave”
Bayer është i pari me 76 pikë, ndërsa Bayern dhe Stuttgart ndajnë vendin e dytë me 60 pikë
Pas humbjes së Bayern Munichut nga Heidenheim dhe pas fitores së Bayer Leverkusenit si mysafir në Berlin, me gjashtë xhiro nga fundi, “Aspirinët” kanë 16 pikë epërsi ndaj bavarezëve.
Bayer është i pari me 76 pikë, ndërsa Bayern dhe Stuttgart ndajnë vendin e dytë me 60 pikë, transmeton albinfo.ch.
Kjo do të thotë se skuadra e Xabi Alonso mund të kurorëzohet matematikisht kampione të dielën, gjithçka që duhet të bëjnë është të mposhtin Werder Bremen në “Bay Arena” para tifozëve të tyre.
Leverkusen ende mund të kurorëzohet kampion të shtunën pasdite, por atëherë ata do të kenë nevojë që Bayern të humbasë në shtëpi ndaj Kolnit dhe Stuttgart të humbasë në shtëpi me Frankfurt.
Dhe, sigurisht që të dielën e 14 prillit qyteti i Leverkusenit do të marrë flakë, të gjithë po përgatiten të festojnë rastin e fitimit të titullit të parë në historinë e klubit.
Një nga lojtarët kryesorë ka qenë Granit Xhaka.
31-vjeçari deri në këtë pikë të sezon ka dhënë 2 638 pasime të sakta ndaj 2 859 që ka provuar, me një nivel suksesi mbi 92%, e jo më kot, e përditshmja prestigjioze madrilene, “Marca”, shkruan se “nxënësi e kaloi mësuesin”.
Kjo sepse, trajneri i tij, Xabi Alonso, pati 2 470 pasime të sakta nga 2 740, duke vendosur rekordin e kohës, megjithatë Xhaka e ka lënë pas, dhe madje në vetëm 27 javë, duke u bërë kështu pjesë e skuadrës historike të Leverkusenit, pasi titulli në Bundesliga është praktikisht i fituar, ekipi është në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe në çerekfinale të Europa League.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













