Sport
Letra e hapur e Valon Behramit
Ai me një letër të hapur i është drejtuar tifozëve
Fishkëllimat ndaj sulmuesit Haris Seferoviq në zëvendësimin e tij nga publiku zviceran kanë shkaktuar shumë reagime në Zvicër. Futbollistët e kanë mbështetur Seferoviqin, duke kërkuar nga publiku që t’i mbështesin dhe jo t’i fishkëllejnë. I fundit që ka reaguar është mesfushori shqiptar, Valon Behrami, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Ai me një letër të hapur i është drejtuar tifozëve.
“A mund të fërshëllehet një lojtar? Sigurisht se kush paguan një biletë automatikisht është i lirë të shprehë zhgënjimin e tij. Por, në këtë rast bëhet fjalë për kombin tonë. Bëhet fjalë për djemtë që përpiqen ta bëjnë krenar vendin. Të njëjtit djem që bën paraqitje fantastike, duke u kurorëzuar me një kualifikim në Kupën e Botës. Sportistët gjithashtu janë njerëz dhe i ndjejnë fishkëllimat. Sidomos kjo nuk është dashur të ndodhë në një mbrëmje të tillë.
Kupa e Botës gjithashtu ushqen ëndrrat e fëmijëve. Ashtu sikur më ka ndodhur mua në vitin 1994. Kupa e Botës do të thotë gjithashtu se familja dhe miqtë bashkohen për mbrëmje të veçanta. Kjo mund t’i largojë nga stresi dhe telefonat, që na lidhin si skllevër. Edhe ata që nuk e përcjellin futbollin do të bashkohen, do të mbajnë një flamur mbi supe, ose do të përkrahin ekipin e tyre. Por, fishkëllimat e tij kundër një lojtari të Kombëtares nuk bën të ndodhin. Jo, në kohë të tilla. Ne e dimë se edhe një herë kemi mundësuar kombin të përjetojë ditë të tilla të veçanta”, thuhet në letrën e hapur të Valon Behramit.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










