Futboll
Leorant Marmullaku, tashmë pjesë e skuadrës gjermane VfR Heilbronn
20-vjeçari nga Kosova tashmë është bërë pjesë e skuadrës gjermane VfR Heilbronn, si rezultat i suksesit të tij.
Leoranti ka një vit që luan për skuadra gjermane e më parë ai ka qenë lojtar i shumë skuadrave të futbollit në Kosovë, si: KF Dukagjini, FC Ballkani e të tjera.
Skuadra e tanishme e tij shprehen të kënaqur me vendimin e të riut nga Kosova dhe e shohin si pasuri për klubin e tyre.
“I ardhur nga Kosova para sezonit, ai ka arritur të kryejë 23 ndeshje në ligën e lartë të vitit të kaluar. Leoranti është ende shumë i ri, por ai mund të luajë në pozicione të ndryshme dhe është një pasuri për klubin. Ai tashmë është stërvitur me ekipin dhe do të jetë i disponueshëm për aksion kundër SGV Freiberg Fußball Regionalliga Südwest të shtunën”.
Ndërsa Loranti shihet i vendosur të nisë një rrugëtim të ri me klubin VfR Heilbronn.
“Zgjodha VfR-në pasi pata një bisedë të mirë me drejtuesit, mbi të gjitha mendoj se synimet e këtij klubi për të ardhmen janë të mëdha dhe dua të marr këtë rrugë së bashku me VfR-në.”/Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













