Shqipëria
Leonardo DiCaprio reagon mbi lumin Vjosa
Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, ka dalë publikisht kundër vendimit të Qeverisë së Shqipërisë që të ndërtohen tetë hidrocentrale në lumin Vjosa
Përmes rrjetit social Instagram, DiCaprio ka shpërndarë videon dhe tekstin e “AP-së”, ku flitet për planet që i japin fund veçantisë së lumit shqiptar.
“Ky është ndër lumenjtë e mbetur të egër në Evropë. Por për sa gjatë? Qeveria shqiptare ka vënë në funksion planet për të dëmtuar lumin Vjosa për të gjeneruar rrymën elektrike të nevojshme për një nga shtetet më të varfra në Evropë, me qëllimin që të ndërtojë tetë hidrocentrale përgjatë lumit”, thuhet në tekstin e shpërndarë nga DiCaprio, duke shtuar se disa studime të fundit kanë vënë në pikëpyetje vlerën e hidrocentraleve në luftën kundër ngrohjes globale.
“Kritikët thonë se benefitet nga hidrocentralet janë të ekzagjeruara”, thuhet ndër tjerash në këtë përshkrim.
https://www.instagram.com/p/B4ShcDzFnOc/?utm_source=ig_embed
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











