Futboll
Leon Avdullahu do të vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane
Talenti 21-vjeçar i rritur në akademinë e FC Basel, Leon Avdullahu, do të vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane duke iu bashkuar klubit TSG 1899 Hoffenheim. Pas një sezoni të shkëlqyer 2024/25, ku ai ishte pjesë e thuajse çdo ndeshjeje zyrtare me fanellën kuqekaltër, mesfushori i talentuar vendos të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij profesionale.
Leon iu bashkua FC Basel në verën e vitit 2018, si 14-vjeçar nga FC Solothurn, dhe që nga atëherë kaloi të gjitha nivelet e moshave deri në ekipin U21 që garon në Promotion League. Në sezonin 2023/24, shtetasi me shtetësi të dyfishtë zvicerane dhe kosovare u bë pjesë e skuadrës së parë. Gjatë sezonit 2024/25, kur FCB fitoi dy trofe, Avdullahu ishte titullar i padiskutueshëm në 39 ndeshje në të gjitha garat, transmeton albinfo.ch.
“Që kur isha 14 vjeç, kam mbajtur fanellën kuqekaltër me krenari. Pas shtatë sezonesh te FCB, për mua nis një kapitull i ri në Gjermani. Fakti që mund të bëj këtë hap pas dy titujve me klubin, të cilit i detyrohem kaq shumë, është si një ëndërr për mua. Dua të falënderoj klubin dhe tifozët për këto vite fantastike do të mbetem gjithmonë i lidhur me FCB-në”, tha Leon Avdullahu për transferimin e tij te Hoffenheim.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











