E-Diaspora
Lensahn-i lufton që të qëndrojë Bujari në Gjermani
Bujar Krasniqi, i veshur në veshje sportive të kaltra, ishte ulur në një tavolinë shkrimi të drurit dhe para vetes kishte një libër të gjermanishtes. Ishte duke e mësuar kohën e kryer të plotë. Por, për 27- vjeçarin nga Kosova tash e një javë në mendjen e tij është termini i tij në Gjykatën Administrative. “Për mua është: jeta a vdekje. Në qoftë se unë duhet të kthehem në fshatin tim në Kosovë, shqiptarët do të më vrasin”, thotë djaloshi, i cili dëshiron të quhet vetëm Bujar dhe banon në Lensahn (rrethi Ostholstein) të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Frika nga gjakmarrja
Dy vjet më parë, vëllai i tij e kishte qëlluar për vdekje një shqiptar, në fshatin e vogël, Terpezë, i cili më pas u arrestua nga policia. Nga frika e një gjakmarrje të mundshme nga familja e të vrarit, Bujari dhe vëllai i tij nuk shkonin në punë dhe as nuk dilnin në rrugë. Ata fshiheshin në bodrum. “Ne dëshironim që të takohemi dhe të bisedojmë me familjen e të vrarit, në mënyrë që t’ u kërkojmë falje për vëllain tonë. Por ata kanë thënë se duhet të paguani me jetë për vrasjen që kishte ndodhur”, tregon Bujari me zë të shterur. Pas kësaj, ai së bashku me vëllain e tij dëshironin vetëm të marrin një rrugë larg shtëpisë dhe vendit ku jetojnë. “Sa më larg që të jetë e mundshme”, shkruan ndr.de, përcjell albinfo.ch.
Frika nga vrasja e dërgon në arrati
Për largimin e tij nga shtëpia, ai kishte paguar një kontrabandues 4 mijë euro. “E kam pyetur atë për emrin, por ai nuk më ka treguar”, pohon Bujari dhe tregon se ai me një veturë kishte kaluar nëpër Serbi, Hungari dhe kishte dalë në Austri. Së bashku më vëllain e tij ai ishte ulur prapa. Në ulësen e parë me shoferin ishte ulur një refugjat tjetër. “Në fillim kisha frikë se ky njeri mund të m’i marrë vetëm paratë dhe të më vrasë”.
Tri kilometra para kufirit kontrabanduesi e lë atë të ecë këmbë. Bujari e kaloi kufirin këmbë dhe pastaj hipi sërish në veturë.
Në prill të vitit 2014 ai erdhi në Gjermani. Në fillim një muaj qëndroi në Dortmund, pastaj 20 ditë në Neumunster dhe më pastaj merr një banesë së bashku me një refugjat tjetër në Lensahner.
Në orën 2.30, policia e shtriu për dysheme
Aktualisht ai e ndan një apartament me tri dhoma me afganin Omar Madjedi. Të dy shikojnë televizion në gjuhën gjermane, gatuajnë së bashku dhe kalojnë shumë mirë. Një vit më parë, këtu Bujari e kishte një përvojë shumë të keqe me një ish-bashkëbanues. Në mesin e natës kishin ardhur policia te dera dhe e kishin shtrirë atë më armë në dysheme, thotë ai. Bashkëbanuesi i tij nga Libani para pak kohësh e kishte përdhunuar një grua.
Bujari është totalisht i integruar
Edhe tash Bujari ka frikë. Seanca në Gjykatën Administrative në Schleswig është shans i fundit për azil. Për bashkëlojtarët e tij në klubin e futbollit TSV në Lenshan kërcënimi i tij për dëbim është totalisht i pakuptueshëm. Ata flasin për një djalë të mirë dhe të integruar me shumë dëshirë. Për t’u solidarizuar me Bujarin është hapur edhe një faqe në Facebook me emrin bujarmussbleiben.
Menjëherë pasi kishte ardhur Bujari në Lensahn, dy vjet më parë, ai kishte kaluar rastësisht kah ambientet e klubit TSV: “Nuk e kisha llogaritur fare që unë mund të luaj. Unë thjesht vetëm pyeta, dhe trajneri më tha se unë mund të vij në ushtrimet e ardhshme të klubit. Ky ishte fati im”, e kujton refugjati me buzëqeshje, njofton albinfo.ch.
Integrimi përmes klubit të TSV
Kur ai filloi të luajë në TSV Lensahn, nisi edhe historia e integrimit të Bujarit. Shokët e tij të ri të ekipit e ftuan atë për ushqim në shtëpi. “Ai nuk kishte fare shokë këtu dhe na vinte keq për të, por ai ishte një djalë shumë i mirë”, thotë Doris Ratje. Nëna e Dorisit e ndihmoi atë në gjuhën gjermane. Një gjysmë viti ai kishte bërë një kurs të gjermanishtes në Oldenburg. “I kam ndihmuar atij disa herë në detyrat e shtëpisë apo për plotësimin e dokumenteve që kërkonin autoritetet gjermane”, thotë ajo, e cila vazhdon t’ i ndihmojë për të gjetur një punë. “Kjo për mua ishte gjëja më e rëndësishme, që unë përfundimisht të gjej një punë. Kjo ishte një bekim për mua”, thotë Bujari.
Të dhënat e detajuara janë shumë të rëndësishme
Kur para një viti Bujarit iu refuzua kërkesa e azilit, Doris Ratje e gjeti një avokat, i cili është specialist për çështjet e refugjatëve. Matthias Schiffer nga Eutin i merr të gjitha dokumentet e Bujarit dhe ankohet për refuzimin e Gjykatës Administrative. Gjykata Administrative e ka hedhur poshtë edhe ankesën. Por tani është edhe një mundësi tjetër. Bujari duhet personalisht të shprehet më gojë para gjykatës përse ka frikë të kthehet në Kosovë, dhe pse jeta e tij është në rrezik. “Vendimi varet nga ana njerëzore e gjyqtarit dhe se si i detajon Bujari informacionet e tij mbi kërcënimin për gjakmarrje”, ka thënë avokati.
Bujari shpreson se ai do të mund ta bindë gjyqtarin për rrezikun e jetës së tij në Kosovë.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












