Lajme
Lëngu me lëkurë limoni për tretje të mirë, si ta përgatisni lehtë
Të gjithë të paktën një herë në jetë kemi ndier ndonjë dhimbje stomaku, përcjell albinfo.ch.
Më të zakonëshmet janë ato që fillojnë menjëherë pasi keni konsumuar një vakt të rëndë e të mbushur me kalori.
Duket sikur disa ushqime “bien rëndë në stomak”, e për pasojë keni probleme me tretjen, ndiheni të fryrë apo të irrituar.
Si fillim nëse vuani nga këto probleme, hiqni dorë menjëherë nga alkooli apo kafeina, pasi do të ngacmojnë stomakun.
Kjo gjendje mund të ndikojë lehtësisht në jetën tuaj të përditshme, ndaj në këtë artikull do t’ ju tregojmë një nga mënyrat më të lehta për të larguar dhimbjet e stomakut.
Mund ta quani ujë detoks, tretës apo një medikament të mirfilltë për nga efekti i menjëhershëm me të cilin vepron në trupin tuaj.
Ndiqni mëposhtë mënyrën e përgatitjes me vetëm 2 përberës.
Përbërësit:
400 ml ujë
Lëkura e një limoni
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e këtij uji si fillim qëroni lani mirë lëkurën e një limoni.
Qërojeni atë me kujdes dhe lëkurën lëreni mënjanë, kur ta bëni këtë proces, bëni kujdes që ta prini hollë lëkurën duke mos marrë pjesën e bardhë që ndodhet në brendësi.
Më pas në një tigan të thellë apo në një tenxhere shtoni ujin bashkë me lëkurat dhe vendoseni të ziejë për 10 minuta në zjarr mesatar.
Kur uji të ketë marrë ngjyrë të vërdhë nga limoni, hiqeni nga zjarri dhe me kujdes kullojeni të gjithë përbërjen dhe hidhni lëkurat e limonit.
Më pas uji juaj që ju ndihmon në tretje të mirë është gati për ta konsumuar.
Duhet ta pini menjëherë të nxehtë në formën e një çaji për veprim më të mirë në stomak.
Sipas dëshirës, gjatë zierjes mund të shtoni dhe 1 gjethe dafine për t’i dhënë më shumë aromë pijes tuaj.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









