Uncategorized
Lëngu i karotës për shëndetin e njeriut
Lëngu i karotës njihet tashmë prej 400 vjetësh, por popullaritet të veçantë ka fituar vetëm në shekullin njëzet. Përse ka ndodhur kjo?
Lëngu i karotës njihet tashmë prej kohësh për vlerat e tij, rëndësi të veçantë ka fituar sidomos kohët e fundit.
Lëngu i karotës dhe përfitimet për shëndetin tuaj:
Është zbuluar qe ai pastron mëlçinë. Lëngu i karotes pastron organizmin në mënyrë efektive nga ndotjet. Organizmi pastrohet aq intensivisht nga ndotjet që janë nxjerrë jo vetëm me anë të jashtëqitjes dhe urinës, por edhe nga poret e lëkurës. Këto ndotje të shkrira përmbajnë pigmentin e verdhë ose portokalli, prandaj lëkura nganjëherë zverdhet. Kjo vetëm dëshmon rreth një proces tepër intensiv të mëlçive.
Shëron kancerin, lidh radikalet e lira, shëron efektivisht formimet (tumore) të reja.
Shëron sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve. Fakti që lëngu i karotës shëron ulcerën dhe tumorin, është zbulimi i shekullit 20. Në fakt, është hipotezë që një prej shkaqeve kryesore të formimit të ulçerëve dhe tumoreve është ngarkesa e vazhdueshme të sistemit nervor, sidomos gjatë fëmijërisë. Prandaj mjekimi i këtyre sëmundjeve duhet të fillojmë me sqarimin e shkaqeve, të cilat kanë stimuluar acarimin e sistemit nervor (urrejtja, frika, zilia etj.)
Stabilizon tretjen dhe metabolizmin, ndihmon të shërohesh nga sëmundjet e ndryshme të lëkurës – p.sh. në rastin e pranisë së shume forunkujve (puçrrave në lëkurë), pezmatimin të lëkurës etj.,
Nxjerr jashtë gurët e tëmthit, pastron gjakun, forcon zemrën dhe sistemin e qarkullimit të gjakut;
Forcon organizmin, sidomos në rastin e ftohjes. Nëse keni rrufë, pikoni ne hundë lëng karote 3-4 herë në ditë.
Lëngu i karotës ndihmon në raste e lodhjes, shton oreksin;
Forcon dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve, përmirëson shikimin;
Të çliron nga stresi, këshillohet në rastet e depresionit;
Përdoret edhe për të shëruar shterpësinë (papjellorinë).
Çfarë përmban?
Vitamina PP, B2, B6, C dhe E.
Shumë hekur, kobaltin, bakër, Beta-karotin që e bën atë një prej mbrojtësit më të fortë të imunitetit. Ai e forcon membranat mukoze në të gjithë organizmin, duke e mbrojtur atë nga hyrja e viruseve dhe e baktereve. Gjithashtu vepron si faktor të kopjimit të gjeneve në bërthamën e qelizave. Metabolizmi mund të stimulohet dhe aktivizohet vetëm nga karotina.
Lëngu i karotës ka gjithashtu shumë vitamën A. Ai stimulon sintezën e albuminit dhe inkurajon rritjen e organizmit. Prandaj është shumë i këshillueshëm për fëmijët e prapambetur në aspektin fizik dhe mendor.
Lëngu i karotës është gjithashtu burim i pazëvendësueshëm selenit. Seleni është mikroelementi më i rëndësishëm për të mbajtur funksionimin e shëndetshëm të imunitetit. Ai mbron qelizat nga proceset e liga.
Lëngu i karotës mund të përdoret së bashku me çdo lëng tjetër.
Përdorimi:
Sipas shëndetit individual të personit, ai mund të përdor lëngun e karotës nga 0,5 deri në 3-4 litra në ditë.
Vini re! Nëse pini për ditë gjysmë litër lëng karote, organizmi juaj do të marrë një sasi të mjaftueshme të kalciumit. Nuk këshillohet të teproni me lëngun e karotës, sepse në rastin e mbidozimit të karotinës zverdhet lëkura.
Duke mjekuar veten me lëng karote, duhet të përjashtoni plotësisht nga menynë tuaj produkte që përmbajnë sheqer, niseshte dhe çdo lloj brumrash.
Mbani mënd, që lëngu i karotës duhet të jetë i pastruar plotësisht nga pjesëzat e thata, çfarë është e mundur vetëm duke përdorur shtrydhësen elektrike.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë Qytetarët që nuk mund të udhëtojnë në Shqipëri ose të paraqiten fizikisht pranë Ambasadës mund të... -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare
Jeta në Austri
-
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë Hedhja e mbeturinave në Vjenë ka rezultuar në gjoba më të larta, nga 50 euro sa... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme












