E-Diaspora
Lëndohet rëndë në kokë një person 41-vjeçar
Në Bilten GL, një person me lëndime të rënda është dashur të transportohej në spital. 41-vjeçari ishte viktimë e një sulmi brutal. Pak kohë më pas, në Cyrih janë arrestuar sulmuesit e dyshuar
Mbrëmjen e së mërkurës, në Bilten GL është shkaktuar një dhunë serioze. Rreth orës 18.00, tre persona kanë sulmuar një person në rrugën “Kusterwiesstrasse”. Viktima është goditur nga prapa me një mjet të fortë druri dhe ka pësuar plagë të rënda në kokë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Përderisa personi i lënduar është dashur të transportohet me helikopter për në spitalin kantonal në St. Gallen, sulmuesit janë arratisur me një veturë.
Policia menjëherë ka filluar kërkimet, të cilat kanë qenë të suksesshme. Rreth dy orë më vonë, dy nga autorët e supozuar kanë mundur të arrestohen në qytetin e Cyrihut. Të dy të arrestuarit janë një zviceran 16-vjeçar, me sfond migrimi dhe një shqiptar 44-vjeçar. Kërkimi për një person të tretë është ende në rrjedhë e sipër, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë së Glarusit, viktima është një kosovar 41-vjeçar. Por, aktualisht ai nuk është në gjendje të rrezikshme për jetë. Shkaqet e kësaj zënke mbeten ende plotësisht të paqarta. Policia kantonale e Glarusit është në kërkim të dëshmitarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











