Shkurt.ch
Leja e qëndrimit, e vlefshme edhe pas vdekjes së bashkëshortit zviceran
Kjo vlen edhe për lidhjet martesore që kanë pasur një kohëzgjatje të vogël, por me disa përjashtime
Parimisht, bashkëshortet/ët me shtetësi të huaj, pas vdekjes së bashkëshortit/es zviceran kanë të drejtë të vazhdojnë qëndrimin e tyre në Zvicër. Kjo vlen edhe për lidhjet martesore që kanë pasur një kohëzgjatje të vogël. Këtë qëndrim e ka kumtuar sot Gjykata Federale e Zvicrës duke e arsyetuar se vdekja e bashkëshortit zviceran, sipas rregullit paraqet një goditje për bashkëshorten dhe anasjelltas, gjë që nënkupton se duhet të trajtohet si rast i rëndë. Sipas praktikës së deritashme vdekja bashkëshortit zviceran nuk nënkuptonte automatikisht të drejtën e bashkëshortes/it për të vazhduar lejen e qëndrimit në Zvicër. Megjithëkëtë, edhe vendimi i ri i gjykatës parasheh përjashtime. Kështu, në rastin kur martesa në mes të zviceranit/es dhe të huajës/it është lidhur duke e ditur se bashkëshorti-ja është pothuaj para vdekjes, mund të ndërpritet leja e qëndrimit. Ndërkaq, të huajt ose të huajat me leje të përhershme qëndrimi në Zvicër (vizë C) kanë po ashtu të drejtë që pas martesës të marrin lejen e qëndrimit këtu (B). Mirëpo, në rast se martesa ndërpritet ende pa i bërë 3 vjet, ata ose ato janë të detyruar të lëshojnë Zvicrën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










