Zhvillim
Lehtësi për investimet nga diaspora
Kështu parashihet në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2015 - 2018 të prezantuar ditë më parë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Qeveria e Kosovës po bën përpjekje që të krijojë lehtësi për investime të qytetarëve nga diaspora.
Kështu të paktën thuhet në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2015 – 2018 të prezantuar ditë më parë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Aktualisht, sipas programit të Qeverisë, dërgesat në Kosovë kapin shifrat prej 13 për qind të Bruto Produktit Vendor, ndërsa shumë pak prej tyre janë të dedikuara për investime.
Në programin e Qeverisë thuhet se do të vazhdojë të promovojë lehtësira për diasporën për hapjen dhe fillimin e bizneseve në Kosovë dhe të ndërmarrë masa specifike legjislative duke përfshirë lirimin nga taksa në korporatë, lirimin nga detyrimet e importit, pajisjeve dhe në lëndën e parë të nevojitur për investime, zvogëlim të numrit të procedurave për marrjen e lejes së ndërtimit.
Programi, gjithashtu, parasheh edhe lehtësim të procedurave dhe ulje të çmimit për përfshirje në energji elektrike, si dhe lehtësim të procedurave për marrjen e tokës publike në shfrytëzim.
Eksperti për çështje ekonomike, Mustafë Hasani, thotë se nëse zbatohet programi qeverisës, efektet do të jenë pozitive, pasi këto lehtësi janë favorizuese për diasporën.
Hasani, i cili ka qenë edhe udhëheqës i Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, konsideron se ofrimi i planit të bizneseve i gatshëm për investime, është hap i qëlluar dhe duhet të jetë i mirëpritur nga investitorët potencialë.
“Diaspora ka mundësi dhe potencial që të investojë në Kosovë, ata qytetarë janë të interesuar të investojnë në Kosovë. Por, duhet t’u ofrohen angazhime dhe mundësi konkrete që ata ta ndjejnë veten sigurt dhe të shohin sa fitime mund të realizojnë në Kosovë” , thekson Hasani për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, ish-ministri Ibrahim Makolli tregon sektorët, për të cilët qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporëjanë më të interesuar të investojnë.
“Po, thuajse nuk ka fushë që nuk kam parë interesim të mërgimtarëve për të investuar në Kosovë: si në bujqësi, në përpunim të ushqimit, industrinë e lehtë, tekstil. Kjo sepse tashmë ne kemi një numër të mërgimtarëve tanë, të cilët kanë përvoja të vendeve të ndryshme, në fusha të ndryshme dhe kanë mundësi dhe kanë shprehur interesim që diçka të tillë të investojnë edhe në Kosovë”, tregon Makolli.
Në programin e Qeverisë thuhet se Kosova konsiderohet si një nga vendet me diasporën më të madhe, me një potencial të jashtëzakonshëm për të kontribuar për zhvillimin e vendit.
Kështu që gjatë katër viteve të ardhshme duhet të rritet pjesa e remitencave që dedikohet për investime, në mënyrë që të gjenerohen vende pune dhe zhvillim ekonomik, duke përfshirë sektorin e prodhimtarisë, shërbimeve dhe të bizneseve familjare.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës Gjatë fundjavës, dy persona u mbytën në liqene, konfirmoi për APA një zëdhënës i Drejtorisë së...
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave