Futboll
Legjenda e Zvicrës merr drejtimin e FC Basel
Një kapitull i ri për FC Basel me Stephan Lichtsteiner trajner
Legjenda e futbollit zviceran, Stephan Lichtsteiner, është emëruar trajner i ri i FC Basel. Emërimi i 42-vjeçarit është bërë të hënën, menjëherë pas shkarkimit të Ludovic Magninit nga posti i trajnerit, shkruan albinfo.ch.
Lichtsteiner ka shprehur bindje të plotë në projektin afatgjatë të klubit dhe ka theksuar se marrja e kësaj detyre ishte një vendim i natyrshëm për të.
“Jam shumë i bindur për projektin afatgjatë në FC Basel dhe për këtë arsye jam i kënaqur që jam pjesë e tij tani e tutje. Ishte e qartë për mua që doja ta merrja përsipër këtë sfidë në këtë klub të madh. Jam i sigurt se së bashku mund të arrijmë shumë në Basel”, ka deklaruar ai.
Ish-kapiteni i Zvicrës nuk është i panjohur për ambientin e Baselit. Ai ka punuar më herët si trajner i grupmoshave të reja të klubit, ndërsa së fundi drejtoi skuadrën zvicerane FC Wettswil-Bonstetten.
Si futbollist, Lichtsteiner ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, duke luajtur për klube të njohura evropiane si Grasshopper, Lille, Lazio, Juventus, Arsenal dhe Augsburg. Me fanellën e Zvicrës ai ka zhvilluar 108 ndeshje ndërkombëtare.
Ai është kujtuar gjithashtu për momentin simbolik në Botërorin “Rusia 2018”, kur në fitoren 2:1 të Zvicrës ndaj Serbisë festoi me shqiponjën dykrenare pas golit të Granit Xhakës. Në atë ndeshje shënoi edhe Xherdan Shaqiri, i cili aktualisht është kapiten i FC Basel./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” “Les émotions”, një udhëtim i thellë artistik në botën e brendshme të njeriut... -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland -
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











