Kosova
“Legjenda e gjallë e Kosovës”, e quan Federata Evropiane e Xhudos Majlinda Kelmendin
Ikona e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, ka dhënë një intervistë për ueb-faqen e Federatë Evropiane të Xhudos.
Kelmendit, në hyrje të intervistës, i referohen si legjendë e gjallë e Kosovës, pas sukseseve të saj si njëra prej xhudistëve të mira në botë.
“Për të bërë përmbledhjen e ekipit…nga t’ia nis…po e nis me pjesën pikëlluese, pasi Loriana i dha fund karrierës. Ajo erdhi nga Zvicra në Kosovë tetë vjet më parë dhe fitoi medalje evropiane dhe botërore për ne, duke u bërë njëra prej sportisteve më të mira në historinë e Kosovës dhe mori pjesë dy herë në Olimpiadë”, ka thënë Kelmendi për Federatën Evropiane të Xhudos.
Kelmendi pos që foli për Loriana Kukën, përmendi edhe trajnerin Toni Kukën, si dhe Akil Gjakovën, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.
“Në përgjithësi, jam shumë e lumtur me performancën e secilit. Edhe Nora, edhe Lori ishin të lënduara tre muaj para Lojërave, andaj ishte e vështirë për to që të përgatiten mirë”.
“Akili ishte thjesht i mrekullueshëm dhe është mëkat që ai nuk fitoi medalje”.
“Distria kishte shumë vetëbesim, si gjithmonë dhe me këtë rast dua ta falënderoj bosin e madh, Tonin, që ma ka besuar të ulem në karrige dhe t’i stërvit sportistet”.
“Falë tij, Kosova i ka tani pesë medalje olimpike dhe të gjitha janë nga xhudo. Ne jemi plot gëzim dhe mirënjohje”.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









