Lajme
Leci me Audi S2 fiton në “Drag Race 2017”
Leci, i cili jeton në Zvicër, është shprehur i kënaqur për fitoren, por jo edhe me kohën që e pati
Xhevdet Leci ka fituar garën e famshme që po mbahet çdo vit në Kosovë “Drag Race 2017”.
Shtegun prej 402 metrave, Leci e kaloi për 10.001 sekonda me Audin S2 të tij.
Fitorja e tij erdhi pas një gabimi të kundërshtarit Skender Potera që u diskualifikua në finale pasi preku një nga matësit e fundit.
Leci, i cili jeton në Zvicër, është shprehur i kënaqur për fitoren, por jo edhe me kohën që e pati.
“Normalisht që jam i kënaqur me faktin që e fitova garën, por kam pritur të kem kohë më të mirë. Sivjet kam marrë pjesë në Osijek e Grobnik dhe në të dyja rastet jam renditur i pari. Vetura është në gjendje të shkëlqyeshme, por pista ka qenë e tillë që nuk ka lejuar kohë më të mirë”, është shprehur Leci pas fitores, duke shtuar se të shtunën do të marrë pjesë në Hockenheim të Gjermanisë, në një garë me konkurrencë jashtëzakonisht të fortë.
Një gabim në vozitjen finale i ka kushtuar Skender Poterës me humbjen e pozitës së parë në klasën e 9-të, por gjithsesi që ai ka qenë njëri nga garuesit më atraktivë, e njëkohësisht edhe fitues i çmimit për kohën më të shpejtë.
“Jemi përgatitur mirë për garën, sepse kemi pasur njohuri për pjesëmarrësit tjerë. Jam shumë i kënaqur me kohën, të cilën nuk e ka arritur askush më parë. Jam i bindur se edhe në vitin e ardhshëm do të jem më i shpejti. Një gabim në finale na kushtoi me diskualifikim, por ajo ndodhi nga fuqia e madhe e veturës”, ka thënë Potera, i cili i paraqit me Audi S2.
Të shtunën ai pati kohë fantastike prej 9.109 sekonda, me shpejtësi prej 262.77 km/h.
Fituesit në klasa:
Klasa 16: Leutrim Sylejmani (Golf VI) 15.548 sekonda
Klasa 15: Jaha Vllahiu (Audi A3 S3) 14.456
Klasa 14: Emin Dobra (Opel Kadet) 13.017
Klasa 13: Jahmin Krediç (BMW E30) 13.012
Klasa 12: Llukman Iballi (Audi S8) 12.461
Klasa 11: Ardi Potera (Audi RS6) 10.930
Klasa 10: Arton Ajvazi (Nissan GTR) 10.080
Klasa 9: Xhevdet Leci (Audi S2) 10.001
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











