Lajme
Leart Paqarada kalon në një tjetër skuadër gjermane
Leart Paqarada është bërë me skuadër disa javë pasi njoftoi largimin nga Sandhausen.
Megjithatë reprezentuesi kosovar ka mbetur edhe më tej pjesë e futbollit gjerman, pasi i është bashkuar skuadrës së famshme gjermane St Pauli.
25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me këtë skuadër, ku do të mbajë veshur fanellën deri më 30 qershor të vitit 2023.
Herzlich Willkommen am Millerntor, Leart! ☠️♥️
Alle Infos und Stimmen zur Verpflichtung von Leart #Paqarada findet Ihr hier. 👇🏼#fcsp | #MoinLearthttps://t.co/rrcqytUwqg
— FC St. Pauli (@fcstpauli) August 2, 2020
Në edicionin e fundit në Bundesliga 2, Paqarada zhvilloi 32 ndeshje me Sandhausenin duke shënuar një gol e duke bërë pesë asistime.
Reprezentuesi kosovar llogaritet si njëri nga mbrojtësit më të mirë të majtë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Paqarada e filloi karrierën në Werder Bremen para se të kalonte te Bayer Leverkusen, ku luajti për të gjitha grupmoshat.
“Gjatë diskutimeve që patëm me ata që bisedova më dhanë besim dhe vlerësim shumë të madh”.
“St Pauli është një klub tradicional me tifozë të jashtëzakonshëm dhe ndeshjet në këtë stadium janë fantastike”.
“Unë jam i lumtur për këtë nënshkrim dhe gati për hapin e ri në karrierën time”, tha mbrojtësi kosovar në momentin e prezantimit.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











