Sport
Lë Suedinë për Kosovën
Futbollisti i Hereenvenit, Arbër Zeneli ka lënë Suedinë për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në futboll

Arbër Zeneli i ka thënë ‘Po’ Kosovës, duke lënë Përfaqësuesen U-21 të Suedisë. Ai ka dhënë arsyetimin e parë, përse vendosi ta bëjë këtë. Ai ka treguar edhe arsyen kush ishte faktor kryesor për të zgjedhur Kosovën, shkruan albinfo.ch.
“Siç e dini tashmë, kam zgjedhur ekipin kombëtar të Kosovës. Trajneri i Kosovës (Albert Bunjaki) ka një kohë të gjatë që më ka kontaktuar për të treguar interesin e tyre që nga hera e parë që e pashë. Njerëzit mund të më quajnë tradhtar etj… Njerëzit që më njohin e dinë se sa shumë e dua Suedinë, dhe sa mirë flasë për Suedinë, gjithmonë e kam dashur këtë vend. Një ditë do të më doni”, ka shkruar Zeneli në ‘Instagram’ në gjuhën suedez.
Lajmi se ai zgjodhi Kosovën u përhap në Suedi, derisa edhe Federata e Futbollit e Kosovës konfirmoi se ai është ardhja më e re në ekipin e Kosovës.
Zeneli bëhet futbollisti i radhës që pranon Kosovën pas Milot Rashicës, Alban Mehës, Herolind Shalës, Sinan Bytyqit dhe Amir Rrahmanit.
E-Diaspora
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës? Disa e shohin këtë fenomen si një dëshmi të integrimit, të tjerë kanë ngritur shqetësime mbi...
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën