Lajme
Le Monde: “Mosmarrëveshje të reja mes serbëve dhe kosovarëve”
Serbët e Kosovës protestojnë kundër vendosjes së doganave të Kosovës
Barrikada të vendosura në rrugë, politikanë nën presion, diplomatë evropianë të mobilizuar për të reduktuar tensionin: situata në veri të Kosovës është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme, shkruan e përditshme “Le monde”.
Paradoks, ky zhvillim kërkon më në fund nga aktorët e kësaj psikodrame – Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) – të gjejë një zgjidhje politike, shpjegon gazetari Piotr Smolar.
Më 2 shtator, në takimin e gjashtë mes delegacioneve serbe dhe kosovare në Bruksel, nën patronazhin e BE-së, një marrëveshje u arrit në një pikë të ndjeshme: lëvizja e lirë e mallrave mes dy vendeve.
Pas 16 shtatorit, Prishtina ka parashikuar vendosjen e doganierëve të saj në pikat kufitare, në prani të personelit të misionit policor evropian EULEX si dhe të ushtarëve të KFOR-it (OKB). Kjo pati efekt të menjëhershëm: të enjten, më 22 shtator, 13 shoferë serbë u arrestuan për kalimin e kufirit ilegalisht.
Kjo vendosje konsiderohet e papranueshme nga Beogradit, por edhe nga serbët lokalë, të cilët mobilizohen dhe ngritin postblloqe në rrugë.
Për këtë, kryetarët e disa komunave serbe kanë akuzuar edhe Beogradin për tradhti. Autoritetet e Kosovës, nga ana e tyre, kanë kërcënuar duke thënë se do të tërheqin barrikadat me forcë, duke thënë se qeveria serbe është pas këtij veprimi.
Pa rrugëdalje
Të enjten, në udhë për në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju-Jork, presidenti serb, Boris Tadiq, u bëri thirrje bashkëkombësve të tij në veri të “mbeten paqësore”. Ai tha se “shumë kundërshtarë” të zgjidhjes politike “do të shfrytëzojnë situatën për të marrë masa ekstreme dhe radikale”.
Aktualisht, asnjë zgjidhje institucionale nuk gjendët në mes të dy vendeve, ku forcat kundër dialogut – peshojnë gjithashtu. Një administratë ndërkombëtare e përkohshme? Një status special? Veriu është një territor i vogël, ku është varrosur çelësi për paqe të qëndrueshme.
Për shkak të problemeve në terren, takimi i ardhshëm në Bruksel për negociatorët e të dy vendeve, i planifikuar më 28 shtator, do të shtyhen. “Ka një përpjekje të dyfishtë në veri, thotë një diplomat evropian në Prishtinë. Ajo e të punësuarve komunalë, të cilët janë të paguar për të mbajtur barrikadat, por edhe ajo e njerëzve të hidhëruar, për të cilët duhet pasur një trajtim të veçantë. Bëhet fjalë për një rrethinë të thashethemeve. Ata i frikësohen aneksimit të plotë nga Prishtina dhe braktisjes nga Beogradi. Kujtimet e dëbimeve të viteve 1990 ngritën sërish sipërfaqe”.
Për tre vjet, pjesa veriore e Kosovës mbeti në një zonë gri, jashtë kontrollit të Prishtinës. Në muajt e fundit, tensionet, që nga shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008 kanë turbulluar rajonin. Qeveria e Kosovës parashikon të ushtrojë autoritetin e saj në gjithë territorin; Presidenti Boris Tadiq,nuk dëshiron të japë përshtypjen se po i braktis bashkatdhetarët e tij që jetojnë në veri, ndërkohë që zgjedhjet po afrohen.
Në fund të korrikut policët e Kosovës u përpoqën të marrin kontrollin e pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, duke provokuar zemërimin e Beogradit. Një polic u vra në Kosovë. Zemra e problemit: detyrimet doganore. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia kishte ndaluar importin dhe kalimin tranzit të produkteve përmes territorit të saj. Tani serbët kanë zvarritur negociatat e filluara nën patronazhin e BE-së në Bruksel që nga pranvera, për të trajtuar çështjen e pullave doganore, një simbol i sovranitetit.
Më 23 gusht kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke vizituar Beogradin dha një mesazh për autoritetet serbe shumë të ashpër. Arrestimi i ish-udhëheqësit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, është një hap përpara, por jo një garanci e hyrjes në BE, tha ajo në substancë. Normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe çmontimi i “strukturave paralele” serbe në veri të Kosovës janë thelbësore. Ndërsa, më 12 tetor, Komisioni Evropian do të japë opinionin e saj për Serbinë mbi dhënien e statusit si kandidatit për në BE.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











