Lajme
“Le Monde” ende nuk ia heqë vizat Shqipërisë
Në një artikull të botuar gjatë javës, e përditshmja franceze “Le Monde” ka bërë një statistikë sipas së cilës, kosovarët janë në vend të parë për parashtrimin e kërkesave për azil në Francë.
Duke e bërë publik raportin e tij vjetor, javën e kaluar, Departamenti francez për mbrojtjen e refugjatëve dhe të pastrehëve (Ofpra), e ka konfirmuar rëndësinë në rritje të azilkërkuesve që vijnë nga Kosova. Për të dytin vit me radhë, shtetasit kosovarë janë më të numërt në parashtrimin e kërkesave për azil në Francë. Këto kërkesa, në të shumtën e rasteve refuzohen.
Sipas Ofpra, gjatë vitit të kaluar, azil kanë kërkuar rreth 3.260 kosovarë. Pothuajse edhe një vit më parë shifrat kanë qenë të njëjta, me përjashtim të 10 për qind më pak kosovarëve që kanë parashtruar një kërkesë të tillë. Ardhja e azilkërkuesve kosovarë kishte filluar në vitin 1999, viti i përfundimit të luftës me Serbinë.
Veçoria e azilkërkuesve kosovarë, sipas shefit të njësisë së divizionit për Evropë të Ofpra, Adlan Jamil Addou, është para së gjithash “migrimi ekonomik” që buron nga situata e vështirë në Kosovë. Sipas Ofpra, një kërkesë e tillë është e “pabazë”, pasi misioni i tyre është që të mbrojnë personat e rrezikuar nga dhuna, në vendin e tyre prej nga vijnë.
Gjithnjë sipas “Le Monde”, Kosova është një shtet i brishtë, ndërsa Pavarësinë e saj e kanë njohur vetëm 72 shtete, të shpallur në vitin 2008 dhe përqindja e papunësisë ka arritur në shifrat 45 për qind. Gjithashtu, Kosova është një nga shtetet më të korruptuar të Evropës, sipas “Transparency International”. “Një vrimë e vogël e zezë”, plotëson Addou. Pasqyrës së zymtë i shtohet edhe fakti se Kosova, së bashku me Shqipërinë, janë vendet e fundit të Evropës Juglindore që nuk kanë përfituar nga liberalizimi i vizave.
Po që se kërkesa kosovare për azil ka ekzistuar, ajo ka të bëjë para së gjithash me romët, pasi situata e tyre ishte vështirësuar pas luftës, nënvizon Addou. Aktualisht, shumica e azilkërkuesve janë shqipfolës të cilët e përbëjnë shumicën e popullatës në Kosovë.
Këta persona, në të shumtën e rasteve më të rinj se mosha 30-vjeçare, arratisen për shkak të kontesteve me tokën, zënkave familjare apo kërcënimeve ndaj tyre “se ata apo të afërmit e tyre kanë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë gjatë luftës së Kosovës. Mund të ketë ndonjë rast serioz, por shumë dëshmi janë të paverifikueshme”, vazhdon Addou.
Të ballafaquar me këto ardhje të organizuara përmes kanaleve të ndryshëm, të dhëna këto nga Zyra qendrore e migrimit, për keqtrajtim të migrimit të rregullt dhe punësimin e të huajve pa dokumentacion përkatës (Ocriest), Ofpra kishte organizuar një vizitë dhjetëditëshe informative në Kosovë, në muajin nëntor të vitit të kaluar. Në raportin i cili është në pritje të daljes në dritë, situata në Kosovë është vlerësuar si “stabile”. Rastet e gjakmarrjes janë “shumë të rralla”, me përjashtim se veriu i vendit mbetet “një pikë e shkaktimit të problemeve”, thuhet në këtë dokument.
Në vazhdën e këtij misioni, Kosova iu shtua listës së “vendeve të sigurtë”, më 26 mars të këtij viti. Kjo listë i mundëson tashmë Ofpra-s që të spostojë azilkërkuesit kosovarë nga procedura “prioritare”. Ky klasifikim i suprimon kosovarët nga përkrahja sociale (obligimin për t’i strehuar, ndihmën financiare etj.) dhe në rast të refuzimit të kërkesave të tyrë nga Gjykata kombëtare për të drejtën e strehimit, ankesat e tyre nuk qojnë peshë.
Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve janë të shqetësuara. Krejt kjo, pasi një numër i konsiderueshëm i kosovarëve që vijnë në Francë, janë të dëbuar nga Gjermania. Në prill të vitit të kaluar, ajo e kishte përfunduar mbrojtjen e përkohshme të tyre, e cila mbronte rreth 14.000 persona që nga lufta. “Kthimi i këtyre personave në Kosovë, dhjetë vite pas largimit, është shumë i vështirë”, shpjegon Julie Biro, i ngarkuar në Komitetin evropian katolik kundër urisë dhe për zhvillim (CCFD).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër Në Gjenevë, ndërkaq, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare, e cila jeton...
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës