Shqipëri
“Le Figaro”: Shqipëria, zbuloni destinacionin e ri turistik në zemër të Evropës

Artikulli fillon se ky shtet ndodhet në Evropë – më pak se tri orë larg nga Parisi. Sipas Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, vendi mesdhetar është një destinacion i sigurt për të gjithë turistët, shkruan Thibault Petit në një artikull të botuar në të përditshmen franceze “Le Figaro”. Nëse planifikoni të udhëtoni në Tokën e Shqiponjave, ja disa rregulla që duhet të dini, përcjell albinfo.ch.
Dokumente të nevojshme
Nuk ka nevojë për vizë për të shkuar në Shqipëri: edhe nëse ky shtet nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, mjafton një pasaportë ose një kartë identiteti e vlefshme franceze nëse jeni një turist.
Nëse qëndrimi juaj zgjat më shumë se 90 ditë, do t’ju kërkohet një vizë.
Klima
Vendi ofron një mot mesdhetar pasi rrethohet nga një vijë bregdetare mahnitëse dhe malet e larta. Gjatë verës, Shqipëria është kudo me diell, e karakterizuar nga një mot i nxehtë dhe i thatë.
Mes qershorit dhe gushtit, temperaturat arrijnë 28°C deri në 34°C.
Në Tiranë, kryeqyteti shqiptar, vera është e këndshme – gjatë ditës temperaturat arrijnë në 30°C, por natën ato bien në 16-17°C.
Në vendpushimet bregdetare të Sarandës, në detin Jon, temperatura është rreth 35°C, ndërsa piku i vapës regjistron temperatura deri në 40°C. Për fat të mirë, Shqipëria ka detin Adriatik në veri dhe detin Jon në jug: temperatura e ujit luhatet midis 22°C dhe 27°C.
Njihuni me të kaluarën
Shqipëria është një destinacion i ri turistik. Vendi ballkanik i hapi dyert për turistët e huaj në shekullin XX.
Nga shekulli XVI deri në vitin 1912 Shqipëria e sotme ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Përhapja e fesë islame filloi kryesisht me pushtimet osmane – trashëgimia e kësaj periudhe. Në vitin 1944 Shqipëria u bë një vend komunist – një nga diktaturat më të ashpra në Evropë – deri në rrëzimin e këtij regjimi në vitin 1991.
Në vitin 1998 shpërtheu Lufta e Kosovës, e cila vendosi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër Serbisë. Shqipëria, fqinji i Kosovës, mbështet aspiratat e UÇK-së për pavarësi. Në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj, një pavarësi e kundërshtuar nga Beogradi, por e njohur nga shumica e vendeve evropiane, përfshirë Francën.
Stema kombëtare e Shqipërisë është shqiponja dykrenare, simbol i rezistencës shqiptare kundër pushtimit osman.
Shqiponja dykrenare është edhe stema e Perandorisë Bizantine, pjesë e së cilës Shqipëria ishte për dhjetë shekuj – deri në mesin e shekullit XV.
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri