Bota
Le Drian: Irani të mos shkelë marrëveshjen për programin bërthamor
Parisi i kërkoi sot Iranit të mos e shkelë marrëveshjen e Vjenës për programin bërthamor, pas vrasjes në Irak të gjeneralit iranian, Soleimani, në një sulm ajror amerikan.
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, theksoi në një komunikatë se kishte filluar bisedimet diplomatike, këtë herë me homologët gjermanë dhe kinezë.
“Franca ndan plotësisht me Gjermaninë objektivin qendror të qetësisë dhe të ruajtjes së marrëveshjes së Vjenës”, theksoi kreu i diplomacisë franceze në një komunikatë.
Me Kinën ne kemi konstatuar veçanërisht marrëveshjen tonë, për t’i kërkuar Iranit të shmangë çdo masë të re për të shkelur marrëveshjen e Vjenës, shkruan kosovapress.
Që prej muajit maj, Teherani ka kryer një sërë shkeljesh të marrëveshjes së vitit 2015 që parashikon të garantojë natyrën paqësore të programit të tij bërthamor, në përgjigje të tërheqjes nga teksti të SHBA-së në vitin 2018 dhe rivendosjes së sanksioneve amerikane.
“Pak para Krishtlindjeve, diplomatët francez, gjerman dhe britanik shkuan në Moskë dhe në Pekin për të diskutuar këtë çështje me palët e tjera të marrëveshjes së Vjenës”, sipas një burimi diplomatik europian, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












