CH-Ballkani
LDK uron pasardhësin e Merkel-it
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar zgjedhjen e Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare e CDU-së.
“Me gëzim të thellë morëm lajmin e përzgjedhjes së znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare të partisë simotër CDU, njëherësh edhe anëtare e përbashkët e LDK-së në Partitë Popullore Evropiane”, ka njoftuar LDK.
Sipas njoftimit që ka dërguar LDK: “Kramp-Karrenbauer ka përshkruar një karrierë të gjatë e të suksesshme politike duke përfshirë Bundestagun gjerman, qeverinë e shtetit të Saarland-it dhe, nga shkurti i vitit 2018, pas nominimit nga Kancelarja Merkel, sekretare e përgjithshme e CDU-së”.
Tutje thuhet se LDK dhe CDU kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm gjatë udhëheqjes së CDU-së nga Kancelarja Merkel.
“Më 30 qershor 2015, si rezultat i këtij bashkëpunimi Kosovë-Gjermani dhe LDK-CDU, me ftesë të Kancelares Merkel, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, kam realizuar një vizitë shtetërorë në Gjermani”, thuhet në njoftim.
“Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret zgjedhjen e Kramp-Karrenbauer kryetare e CDU-së duke shpreh interesimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të qëndrimeve dhe aktiviteteve me partinë simotër CDU dhe me partitë tjera anëtare të Partive Popullore Evropiane”, ka thënë kryetari Mustafa në telegramin e urimit.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












