Lajme
LDK tërhiqet nga reforma zgjedhore
Vendimin e partisë më të fuqishme opozitare e ka konfirmuar kryetari i Komisioni, Haki Demolli, deputet i LDK-së
E indinjuar me mosrespektimin e marrëveshjes së liderëve (Thaçi, Pacolli, Mustafa) për presidenten Atifete Jahjaga, Lidhja Demokratike e Kosovës është tërhequr nga Komisioni për Reformën Zgjedhore. Vendimin e partisë më të fuqishme opozitare e ka konfirmuar kryetari i Komisioni, Haki Demolli, deputet i LDK-së.
“Sot kemi mbajtur takimin e fundit të Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe ne dy përfaqësuesit e LDK-së, duke e pasur parasysh mos respektimin e marrëveshjes tri palëshe, tërhiqemi nga Komisioni deri në momentin kur kjo marrëveshje të zbatohet”, ka thënë Demolli.
Sipas marrëveshjes së liderëve, Thaçi, Pacolli dhe Mustafa, me prezencën dhe të ish-ambasadorit amerikan në Prishtinë, Chrisopher Dell, Atifete Jahjaga duhet të qëndroj në krye të shtetit derisa të përfundojë reforma zgjedhore e kushtetuese, dhe shteti të shkojë në zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli.
Mirëpo presidentja nuk e respektoi marrëveshjen, pavarësisht që ajo u ratifikua në kuvend, dhe kërkoi mendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit tha se Jahjaga ka mandat të plotë.
Vendimi i Gjykatës u pranua plotësisht nga kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa u kundërshtua nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kurse Behgjet Pacolli i AKR-së, abstenoi.
LDK e pakënaqur me këtë qëndrim, kërcënoi me bojkot të reformës zgjedhore dhe sot e bëri këtë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











