Kosova
LDK reagon pas sulmit ndaj Gazmend Muhaxherit
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi në Facebook, ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përcjell albinfo.ch.
LDK po ashtu ka kërkuar nga autoritetet rezultate të shpejta për këtë çështje si dhe personat të mbahen përgjegjës para drejtësisë.
“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë. LDK në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me këtë sulm.
Abdixhiku ka thënë se Muhaxherin s’mund ta ndalin e as ta frikësojnë.
“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë! Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, ka shkruar Abdixhiku, teksa ka publikuar edhe një foto bashkë me Muhaxherin.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në Qendrën e Zejtarëve.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tutje ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar lidhur me sulmin.
Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për portalin rtv21.tv se Muhaxheri është sulmuar fizikisht në mëngjes dhe se Policia bashkë me Prokurorinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i sqaruar rrethanat e këtij rasti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











