Kosova
LDK në Zvicër, fton mërgimtarët të investojnë në Kosovë
Lidhja Demokratike e Kosovës, partia e dytë më e madhe opozitare në Kosovë, ka organizuar në Spreitenbach konferencë me afaristët shqiptar në Zvicër, me temën “Korniza e Investimeve nga Diaspora”, transmeton albinfo.ch.
Zeqir Gjukaj, kryetar i degës, ka falënderuar afaristët për interesimin e treguar dhe për punën e suksesin e tyre në Zvicër, që siç tha ai, përveç përfitimeve të tyre, i rregullojnë imazhin edhe komunitetit shqiptar në Zvicër.
Tutje, sipas njoftimit, panelistët informuan afaristët e pranishëm me pjesë të programit qeverisës të LDK-së, “Rruga e Re” që siç u tha lehtëson dhe ofron mundësi të investimeve nga diaspora, në formë të investimeve private dhe partneritetit publiko-privat.
Ndërsa nnënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka prezantuar disa nga projektet e Prishtinës. “Ne në Kryeqytet, po promovojmë dhe po insistojmë, që një pjesë të madhe të projekteve tona ta realizojmë përmes metodës së Partneritetit Publiko Privat. Vetëm kështu e zhvillojmë vendin tonë.”, ka thënë Zogaj para afaristëve të mbledhur në Cyrih.
Ndër të tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe ne të ardhmen do të organizojë takime me afaristë dhe shtresa të ndryshme të mërgatë në Zvicër.


Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












