albinfo.ch
E-Diaspora
LDK-ja shënon 17 Shkurtin në Zvicër, pa Teuta Rugovën
Nëndega e LDK-së së Cyrihut, nën patronatin e degës së LDK-së së Zvicrës në Glattbrugg afër Cyrihut, në restorantin "Villa Miami" kishte organizuar manifestimin qendror për nder të 7-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Sipas organizatorit, njëherësh kryetar i nëndegës së LDK-së në Cyrih, Ahmet Asani, ky organizim përveç manifestimit të pavarësisë, është mbajtur që edhe të evidentojë anëtarësinë e vet.
“Ne këtu në Zvicër nuk themi se jemi parti politike, por më shumë jemi shoqatë politike që zhvillojmë mendimin politik dhe ai mendim për ne është mendimi “Rugovian”. Unë shpresoj se herën e ardhshme do të jemi bashkë me shoqatat e tjera politike nëse ka, e unë e di se ka, por ato fshihen pas shoqatave kulturore”, tha Asani.
Asani tha se nuk ka qenë në dijeni që do të mbahet në të njëjtën kohë edhe manifestimi qendror nga shoqatat e tjera kulturore në Zvicër, por se dëshirë e tij ka qenë që t‘i evidentojë “rugovianët” e Cyrihut.
„Nëse nuk do t‘i përgjigjeshin sot kësaj feste të organizuar nga LDK-ja, atëherë do të duhej analizuar se ku qëndron problemi“, thekson Asani. Por, megjithatë ai nuk është i kënaqur me pjesëmarrjen e “rugovianëve”, siç i quan ai.
“Një ndër shkaqet kryesore që nuk kanë ardhur shumë në manifestim është sepse është paralajmëruar se do të jetë prezente deputetja, njëherësh vajza e të ndjerit, presidentit Ibrahim Rugova, por që nuk arriti të vinte për shkak të angazhimeve të saja në Komisionin për Politikë të Jashtme. Teuta Rugova i ka pasur të gjitha të rezervuara, biletën e aeroplanit e hotelin, por fatkeqësisht nuk ka mundur të vinte”, tha kryetari nëndegës së LDK-së për Cyrih, Ahmet Asani.
Edhe pa vajzën e presidentit Rugova, Teuta Rugova, atmosfera në manifestim ishte e gjallë, me poezi të recituara nga fëmijë, nga fjalime të ndryshme, si dhe nuk kanë munguar edhe këngët dhe vallet që bëheshin nga simpatizantët e kësaj partie.
Nga Gjermania kishte ardhur sekretari i degës së LDK-së, Shpend Shala. Ai tha se 2 Korriku i vitit 1990 i fle në shpirt si datë.
“Data 2 Korrik 1990, t’ju them të drejtën, me fle më shumë në shpirt, por 17 Shkurtin duhet ta ruajmë si sytë e ballit dhe ta kultivojmë, sepse kjo është një datë kur fillon edhe de fakto njohja e shpalljes së pavarësisë nga e gjithë bota”, tha Shala nga Gjermania.
Haki Latifi, kryetar i degës së LDK-së për Zvicër, tha se 17 Shkurti është datë historike, ku duke iu falënderuar brezave të ndryshëm, ne nuk duhet t‘i harrojmë ata, kështu që edhe bashkatdhetarët nuk duhet ta harrojnë traditën dhe kulturën tonë.
“Mesazhi im është që Kosova dhe populli në përgjithësi ka sfida shumë përpara dhe ne si mërgatë kemi mundësi ta ndihmojmë Kosovën, por edhe ne këtu si mërgimtarë duhet t’i kushtojmë rëndësi integrimit në vendin ku jetojmë”, tha Latifi.
Salla ku po festohej 7-vjetori i Pavarësisë së Kosovës ishte e “ngjyrosur” me flamuj „dardanë“ e po ashtu edhe këngët që këndoheshin i përshtateshin atmosferës së krijuar nga të pranishmit.
Një politikan i ri, i cili synim ka karrierën e tij politike që ta zhvillojë jo në Kosovë, por në Zvicër, kishte ardhur në këtë manifestim që të prezantohej para publikut.
Ai është Përparim Avdili, i cili i njoftoi të pranishmit se do të kandidojë në zgjedhjet që do të mbahen më 12 prill në Zvicër, si dhe i uroi për festën e 17 Shkurtit.
“Unë jam me origjinë nga Kumanova, pra nga një vend, i cili sot nuk është pjesë territoriale e Kosovës që në po e gëzojmë sot. Por, megjithatë unë besoj që Kosova është edhe imja, sepse Kumanova shtrihet në trojet e Dardanisë antike – troje për të cilat Presidenti Rugova punoi tërë jetën e tij. Edhe ajo do të bëhet, duke besuar në fjalët e Presidentit Rugova, që “në jetë duhet pasur durim dhe vullnet të mirë, të mirat vijnë pastaj”, ishte mesazhi i Avdilit.
Në programin e këtij manifestimi, i cili zgjati për rreth dy orë e gjysmë, mysafirët janë argëtuar edhe nga këngëtari i njohur, Ismet Bexheti, si dhe Remzi Leka.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare