Lajme
LDK-ja konteston rezultatet në 6 komuna të Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka pranuar rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kontestuar rezultatet që ka dhënë Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, duke pohuar se nuk është e mundur që Partia Demokratike e Kosovës të ketë një përqindje kaq të lartë.
Sipas tij ky institucion është radhitur në anën e PDK-së, me rezultatet që i publikoi mbrëmë, duke i futur edhe qendrat e votimit të Skënderajt dhe Drenasit, raportojnë mediat në Prishtinë.
Ai deklaroi se nuk do të lejojë që manipuluesit të qeverisin Kosovën, ngase, sipas tij, ata do të manipulojnë edhe me të drejtat e qytetarëve dhe pronat e Kosovës.
Madje, i pari i LDK-së, akuzoi Hashim Thaçin se shkeli rregulloret elektorale dhe rrezikoi sigurinë e qytetarëve, duke e shpallur fitoren me vota të manipuluara.
LDK-ja kontestoi rezultatet në 6 komuna: Malishevë, Shtime, Mitrovicë, Prizren, Skenderaj e Drenas. Ai deklaroi se i janë vjedhur 50 mijë vota nga PDK-ja.
Megjithëse, LDK-ja do të presë vendimin e PZAP-it dhe atë të KQZ-së, Mustafa tha se ka shikuar edhe mundësinë që ai vetë ta krijojë qeverinë, pasi që një gjë të tillë ia lejon Kushtetuta. Mustafa ka mohuar mundësinë e dhënies së dorëheqjes, tash kur partia e tij nuk doli fituese. Ai tha se nuk ka arsye të jap dorëheqje, kur partia ka pas ngritje.
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri