Lajme

LDK: Ia kemi paraqitur ofertën tonë Vetëvendosjes

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas takimit të fundit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Partia e Isa Mustafës ka thënë se partneri i mundshëm i koalicionit e ka të qartë ofertën e LDK-së, shkruan Koha.net.
“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK-së dhe LVV-së janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, ka shkruar LDK në Facebook, përcjell Albinfo.ch.