Lajme
Lazarati, çifligu i drogës në Evropë
Brenda një vitit në Lazarat, prodhohen rreth 900 ton marijuanë, me të cilën furnizohen shumë qytetarë të Evropës
Në jug të Shqipërisë dhe shumë afër Gjirokastrës, është një çiflig prej 4 mijë banorësh i quajtur Lazarat. Ky fshat i njohur gjithandej Evropës, ka një të veçantë. Brenda një vitit në këtë katund, që është bërëve dhe komunë më vete, prodhohen rreth 900 ton marijuanë, me të cilën furnizohen shumë qytetarë të Evropës.
Ky lokalitet, i cili për dy dekada ka qenë i pazbuluar nga institucionet dhe mediet, vazhdon të mbetet enigmë e pazbërthyer. Megjithatë një ekip gazetarësh nga AFP, kishte bërë një reportazh nga “Kolumbia e Evropës”.
“Çdo mëngjes, mijëra gra, burra dhe fëmijë ngjiten në një rrugë të pjerrët drejt një fshati shqiptar, i zhytur pothuajse i tëri në një tym të bardhë, me shpresën për të marrë një punë sezonale”, kështu e nis AFP reportazhin e saj nga fshati i famshëm shqiptar, Lazarat.
Të rinjtë dhe të moshuarit, nga i gjithë vendi, siç shkruan, takohen pas lindjes së diellit në hyrje të këtij fshati, të ngritur në faqe të malit, ku kundërmon ajri i kanabisit. “Mirë se vini në Lazarat, çifligun famëkeq të prodhimit të kanabisit në Shqipërinë jugore”, shkruan më tej.
Duk iu referuar burimeve policore ndërkombëtare, kjo agjenci thotë se Shqipëria është bërë furnizuesi kryesor i Evropës me marihuana, shumica e saj vjen nga Lazarati, një fshat me 4000 banorë, por që me ndihmën e punëtorëve sezonale arrin të prodhojë rreth 900 ton marijuanë në vit.
Kjo kap një vlerë prej 6 miliardë dollarë, gati një e treta e ekonomisë shqiptare, thonë ekspertët.
Kanabisi është i paligjshëm në vendin Ballkanik, shkruan më tej AFP, por shumë thonë se policia nuk është në gjendje apo e gatshme të ndërhyjë në Lazaratin pa ligje.
Ndryshe, Lazarati është një komunë me rreth 4 mijë banorë që shtrihet shumë afër Gjirokastrës, njëri nga vendet më të bukura në Shqipëri, që mbrohet edhe nga UNESCO. Që nga çrrënjosja e komunizmit, Lazarati ka mbetur një vend i pa shkelur nga autoritete, sepse ka shumë njerëz të armatosur që i mbrojnë prodhimet e tyre të jashtëligjshme.
Disa herë autoritetet në Tiranë kanë bërë përpjekje për të hyrë në këtë fshat, por janë pritur me plumba nga banorët. Megjithatë organet e rendit po mundohen t’i mbajnë nën kontroll korridoret prej nga kalon kanabisi. Dhe dy javë më par policia shqiptare sekuestroi 150 kille marshuan.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











